Ja arsyet përse Imami dorëhiqet nga Komisioni i Reformës

12 Maj 2016, 20:45Antena TEMA

Pas propozimit se Ben Imami do të zëvendësonte Ed Ha Lim në Komisionin e Reformës për drejtësi, ky i fundit u shfaq publikisht duke refuzar postin. Më pas në një letër sqaruese për Doktorin ai shkruan.

“I dashur Doktor!

U detyrova të refuzoj detyrën e anëtarit në Komisionin e Reformës për disa arsye që ju më mirëkuptoni.

Duke qenë se unë kam qenë një herë në vitin 1998 bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën e Shqipërisë, dhe ju atëhere e kundërshtonit Kushtetutën, nuk më duket e drejtë, pasi shumë demokratë do kujtohen për atë kohë dhe do mendojnë se tradhtova përsëri. Por nëse ju do ta kërkonit me sinqeritet që unë të prish me duart e mija atë që kam bërë kundër teje më 1998, do ta bëja me qejf. Por ajo që kam vërejtur, është se ti tani nuk je kundër asaj që kam bërë atëhere dhe nuk dua të investohem në këtë pikë.

Një arsye tjetër që më detyron të qëndroj larg Komisionit, është se atë po e bëjnë dy ambasadorë që nuk marrin vesh as nga ligjet, as nga lufta. Në këtë vend vetëm unë dhe ti kemi bërë dhe luftë, dhe ligje. Këta të tjerët, përfshi dhe ambasadorët, as marrin vesh nga kjo punë. Kështu që nuk mund të bëhem ortak në këtë proces me njerëz që nuk marrin vesh nga shteti.

Por, kryearsyeja përse po qëndroj larg këtij Komisioni, është më e thjeshtë. Duke qenë i qartë që reformë nuk do të ketë, dhe kjo falë vizionit tuaj, unë mendoj që më mirë bëj punën e njeriut antireformë, se sa atë të reformistit. Kështu që jam duke përgatitur një draft ku të parashtroj gjithë kushtet që duhet t’i vëmë shumicës për të miratuar reformën në drejtësi. Kushtet do të jenë të tilla që jo vetëm të mos realizohen, por as të lexohen me qetësi prej tyre. Kjo do t’i bëjë ata të tërbohen dhe të mos pranojnë të ulemi në bisedime.

Duke e mbyllur këtë letër, do të lutesha të mirëkuptoje qëndrimin tim, dhe në vend tim të dërgonit zonjën Tabaku. Kështu do të keni mundësi që çdo gjë që bëhet në Komision t’i kalojë Fevzos në kohë rekord, ai ta thotë në TV dhe kështu gjithçka mund të shkatërrohet pa filluar akoma. Mendoj se kjo është më efikase se lufta ime.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, jam në dispozicionin tuaj”.

 

3 komente në “Ja arsyet përse Imami dorëhiqet nga Komisioni i Reformës”

  1. sefi says:

    ky eshte gje e trashe shikoni se cfar paxaresh bejne ne kurris popullit turrrrrrrp ju zente dashte zoti haka e popullit qe ju mbane me paga te larta e pa falshe jazik ju qofte

  2. pronari says:

    Ky si kerrici I Saliut vetem kane vjedhur vence dhe tani shikojne enderra me sy hapur.Te behet reforme do te thote qe imami e Sala dhe gjithe banda e hajduteve duhet te shkojne ne burg menjehere se nuk ka zot te mbuloje maskaralleqet e ketyre zagareve. Vdekje dhe mallkim per keta horra.

  3. sazan says:

    Per tu djegur planet ogurzeza te krimineleve te ketij vendi pregatisni REFERENDUM te vendose POPULLU dhe jo te shiturit , banditet qe perpiqen te fshehin krimet e bera ne kurriz te atyre qe i cuan ne kuvend pe te ecur perpara shqiperia dhe jo te zhvatin sa me shume e vrasin shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje