Të gjithë ata që nuk besojnë se Baba Taku është shtylla e Sigurisë Kombëtare, kanë sot provën. Mungesa e tij në Komision, e ktheu Sigurinë Kombëtare në estradë. Rreziku i parë që prodhoi ishte emërimi i Mulit kryetar Komisioni në vend të tij.
Kjo bëri që Komisioni të drejtohej nga Muli dhe Vishua të përgjigjej para tij.
Ja dialogu i tyre:
Muli: Si u informuat për pajisjen e përgjimit të Saimir Tahirit kundër opozitës dhe gazetarëve?
Vishua: Më tha një njeriu im në Vlorë. Ishte të dielën në një dasëm në Vlorë, kishte taku një nga këta të policisë dhe ata i kishin thënë që kushërinjtë e Saimirit kanë një pajisje përgjuese. Ma tha dhe tipin. Hyra në Googel, e gjeta.
Muli: A e pyete Googel-in, si e ka berë Saimiri këtë pajisje dhe përse e donte?
Vishua: Tani Googel tregon vetëm çfarë pajisje është dhe ku prodhohet. Nuk të jep të dhëna të tjera.
Muli: Sipas dyshimeve të tua, a është ky Googel një njeri i Saimir Tahirit në policinë italiane?
Vishua: Googel nuk është njeri, por sidoqoftë nga njerëz drejtohet. Mund të ketë lidhje, nuk përjashtohet. Me të dëgjuar e kam.
Muli: Kujt ja dhe informacionin që more?
Vishua: Po ja thashë Bujarit, se më thirri për një kafe ngaqë vjehrri i tij ka dalë pronar tek një pallat që kanë ndërtuar italianët më 1941 aty përballë lulishtes “1 Maji” dhe duhet me nxjerr jashtë ata banorët. Më thirri Bujari, më tha “shiko kush janë ata banorët se mos më rrahin vjehrrin”. E kështu duke bë muhabet ja thashë dhe këtë punën e muhabetit që kisha dëgjuar. Ai e vlerësoi në fakt dhe tha “duhet pas kujdes po të jetë në Vlorë se sivjet do më lënë të shkoj tek vila në Dhërmi dhe më prishin punë”.
Muli: Po tjetër kujt ja the?
Vishua: Ja thashë dhe Tik Llallës, se kishim lënë një muhabet për një çështje që po e ndjek ai. Dhe ja thashë dhe atij.
Muli: A mund t’i thuash Komisionit përse nuk keni besim tek qeveria e krimit e Edi Ramës dhe Samir Tahirit?
Visho: Është çështje e konsumuar kjo. Unë shkarkohem nga presidenti, tek ai raportoj. Kur ishte Berisha kryeministër varesha nga kryeministri, tani jo.
Ndërhyn Qefalia: Kjo që thoni ju a është e shkruar në ligj në mënyrë tekstuale?
Muli: Taksative duhet thënë!
Qefalia: Po taksative, se u ngatërrova
Muli: S’ka problem, të gjithë bëjmë gabime ortografike.
Me kaq mbaroi dëshmia e Vishos.
Tani lexuesit të gjykojnë vetë se kush përbën më shumë rrezik kombëtar, pajisja që nuk është, apo një kryetar komisioni si Muli, një shef i SHISH si Vishua, apo një president si Jari.
Ti Mero i bei shume shkurt. Kujtoni se ai nuk e ka informuar KM?! Te tre qe ishin thirrur ne Komision nuk thane te verteten. Kush po luan?!
undefined
Mero. Per te qare dhe per te qeshur ku jemi katandisur nen hyqmin e Nul Mokes.
Hahahahhahah..kur piva kafe me Bujarin…… I thashe ….lol.
Shtet banane Rrofte populli pellazg iliro dardan shqipfoles…. Lol….I AlL-banistanit.