I dashur Salih!
U çudita shumë nga reagimi jot ndaj atyre që kanë ndërruar emrat. Nuk e kam fjalën për ata trafikantët, por për këta politikanët, që i kanë ndërruar për arsye estetike, si Edi Rama, Ben Blushi etj.
Unë që po të shkruaj jam shoku yt që nga shkolla e mesme mjekësore.
Në polifoton që kemi bashkë, e ke emrin Salih Berisha dhe ditëlindjen 1 korrik 1944. Tani je Sali Berisha i ditëlindjes 15 tetor 194. Kaq mjafton që të jesh person me dy identitete të ndryshme
E vërteta është se dhe vëllai yt i ndjerë kur të kërkonte, thoshte dua të takoj Salihin. Salih të kan pas thirrë gjithë njerëzit e tu të afërt. Salih e ke në deftesë dhe diplomë. Salih e ke pasur dhe ne çertifikatë. Nuk e di kur e ke hequr “h”, por kjo nuk prish ndonjë punë. Një gërmë është dhe hiqet, por thjeshtë duhet të thuash që e ke pas emrin ndryshe, meqë e ke bërë vet ligjin.
Tani meqë ti je i madh dhe nuk sqarohemi dot nga afër, unë po hamendësoj pse e ke hequr.
Një arsye ishte kur u bëre sekretar partie dhe meqë shumica e udhëheqësve ishin nga Jugu, kishe kompleks inferioriteti, se ngjaje si verior i thellë, me emrin Salih. Nëse të ka bërë punë ky ndryshim, ja ka vlejtur. Mirë ke bërë!
Një shoku yt që bën shpesh humor me ty, tha se e ndërrove pas Kongresit të Drejtëshkrimit më 1972, pasi ishe shumë entuziast për vendosjen e normës toske në versionin zyrtar.
-Duhet t’i toskëzojmë emrat, i pate thënë atij shokut tënd, që iku në SHBA më pas. Por e vërteta është se e mbajte gjatë më pas ashtu në letra.
Një version më i rëndë është se e ndryshove pas kthimit nga Franca, pasi pasaporta jote u regjistrua për një udhëtim ilegal në Beograd, pas një qëndrimi në një qytet të Gjermanisë. Në rrethin e ngushtë u shfajësove se shkove në Beograd të takoje dajën e gruas, por pas asaj kohe nuk e pate më në pasaportë Salih.
Por më bindëse është që ta ka kthyer mendjen një doktoreshë me mbiemrin Ciu. Meqë e kishe pikë të dobët atë, e hoqe “h” nga emri, që të mos dukeshe si fshatar nga zonat e thella. Ajo në fakt e kishte mbiemrin “Ciu” , çka ishte më qesharake se emri yt, por ja që atë se duroje dot. Nuk di a ta mban të flasësh për të, por kam idenë se mezi po pret të thuash se prej saj ti ke mësuar Twitter-in, Ciu- Ciu.
I dashur Salih!
Mos u rrëmbe shumë me këtë simbolikën e emrave të ndryshuar për qejf, si puna jote, si punë e Edi (Edvin) Ramës, Ben (Arben) Blushit, Bujar (Mehmetit) Nishanit etj, se e keni nga komplekset e inferioritetit, ngaqë keni bindjen se emri e bën njeriun dhe jo njeriu emrin.
Po ti zoti Salih, i ke bërë aq dëm emrit tënd, sa dhe diamantë të kishe, qymyr do të flisnim. Kështu që mos u lodh shumë me këtë punën e shkurtimeve e zgjatimeve të emrave. Vetë e ke djallosur i pari.
O Meri mos u merr më me Berishën se nuk ja vlen. Koha e tij dhe e Shqupit ka mbaruar.
E hoqa kur me tha Hanemja.
Armiku md i rrezikshem eshte ai qe harrohet . Te lumte Mero qe ia cjerr masken cdo dite se I cdo dite schtinkt (qelb) shoqerine me kuterbimin e tmershem qe prodhon
Sala nje l*qe ka qene dhe eshte. Por e keqja eshte qe ky l*qe ka qene, per mese nje cerek shekulli, ne krye te nje mase qe eshte akoma me l*qe.
Emri Sali shkruhet pa h,e asnjehere Berisha nuk e ka shkruar emrin Salih,se ne Tropoje shkruhet she shqiptohet pa h emri i pervecem Sali.