Letër nga fshati i Mulit: Ai djalë quhet Feim

24 Maj 2016, 19:37Antena TEMA

E dashur Antena.

Lexuam përshkrimin e vuajtjeve që djali ynë Flamur, ka bërë duke vuajtur në burgn e Prizrenit, dhe më pas duke u deportuar në Shqipëri.

E lexuam dhe u mblodh gjithë fshati i çuditur, kush mund të ishte ky djalw.

Pastaj dikush u kujtua dhe tha, mund të jetë Feimi, se ndërroi emrin kur iku në shkollë.

Kështu, u sqaruam.

Sa për dijeni, ai djalw quhet Feim Noka.

Këshu ka lind me këtë emër dhe këtë emër ka pas sa ka qenë në fshat.

Pastaj erdhi në Tiranë e punë e tij çfarë bëri, se ne nuk mbajmë përgjegjësi sa njerëz prish Tirana.

Sa ka qenë këtu, qe në rregull.

Feimi ka qenë djali më i mirë, ndër tre vëllezërit. Dhe kur u arratis dhe e kapën ata të UDB, ishte i vetmi që nuk tregoi asgjë, se nuk mbante mend, pasi nuk ishte njeri që merrej me llafe.

Kur iku në Tiranë pastaj, ishte rritur dhe njerëzve u dukej i vjetër emri Feim, dhe ai e ndërroi, e vuri Flamur.

Kjo është ajo që dimë ne.

Por në fshat ka dhe një version tjetër, që e thotë babai i tij.

Gjyshja ja ka pas vënë emrin Feim dhe ka dërgu babën e Flamurit ta regjistrojw si Feim.

Baba i Flamurit ishte komunist dhe kur lindi Flamuri, ishte kulmi i luftës kundër zakoneve prapanike.

Baba si komunist, tha:

-Po e shënoj Flamur e po i them gjyshes Feim ja kena vënë, se gjyshja s’di shkrim e këndim.

Për këtë version nuk jemi të bindur, se kështu e tregonte baba i vet për ta justifikuar, por di që ne e nisëm në Tiranë, Feim dhe na u kthye Flamur dhe ministër.

Aq sa për këtë u këndua dhe ajo kënga “O Feim të keqen Dada, edhe muti paska grada”.

4 komente në “Letër nga fshati i Mulit: Ai djalë quhet Feim”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Puna e emrit duhet studjuar mire pasi ka shume varjante…
    Nje shoku i tij i deputet kembengul qe Feimi nuk quhet Flamur por Flamut…

  2. Alban Luma says:

    Kenga qe kendohet ne fshatin e Flamurit eshte:”Qeveri hej lum dada, edhe dreqit i vune grada”.Kjo kenga ka ironizuar nje oficer me emrin Kurtish Restelica qe ashtu si dhe Flamuri mburrej shume ne zonen e tij e me gjere.

    1. Alban says:

      Ti qe permend emra me trego se kush je

  3. undefined says:

    Si eshte e mundur qe sa me shume te zhytur ne krim ulerine per kriminele…turp i fshatit te vet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje