Pas zhurmës se Muli nuk ka deklaruar në formularin e tij burgosjen në burgun e Prizrenit në vitin 1991, ai dha shpjegimet e veta, dhe arsyetoi përse nuk e ka deklaruar në formular.
“Ishtë fundi i shkurtit të vitit 1991. Shkollat i kishte mbyll Kaç Islami për shkak të grevës së urisë në Tiranë. Une me dy shokë në fshat, po mendonim se si të iknim në Jugosllavi. Kufirin e kemi shumë afër nga fshati. Shoku im kishte ëndërr të kalonim matanë dhe të blinte një “knus” për makinë, kasetofon si i thonë tani në gjuhë të huaj. Unë doja të shikoja si ishte rendi kapitalist, se kisha vendosur të bëhesha politikan.
Ashtu bëmë. E kaluam kufirin në darkë, pa na pa askush, dhe hymë në Dragash. Duke ec nëpër fshat, na pikasën ca banorë dhe njoftuan policinë. Erdhi policia, na mori dhe na çoi në burg të Prizrenit.
Aty dy ditë as na kanë zënë me dorë, veç na sillnin për të ngrënë. Ne u kënaqëm, se kishim vite që s’kishim ngrënë bukë gruri. Veç bukë kallamoqi kishte në fshat.
Pastaj erdhi ai oficeri i UDB që na mori në pyetje.
-Pse ke ik nga Shqipëria, më tha?
-Ma kanë nxi jetën komunistët, i thashë!
-Ou, pse çfarë të kanë bërë, më pyeti ai?
Këtu ngela, se s’dija çfarë të thoja, por mu kujtua buka.
-Ja, i thashë, na kanë dhënë vetëm bukë misri. Bukë gruri këtu hëngra për herë të parë.
Oficeri qëlloi njeri i mirë dhe qeshi.
-Mirë, tha, qenke djalë i mirë. Bukë gruri të japim ne sa të duash, po firmos këtu që do bashkëpunosh me ne. Ndryshe nuk del më nga burgu.
E firmosa pa menduar dy herë.
-Tani rrini këtu, tha, se do t’iu njoftojmë pasi të bëjmë verifikimet.
Na lanë aty 30 e ca ditë. Me thënë të drejtën ushqimi qe i mirë, kishte bukë gruri, dhe të detyronin të laheshe përditë. Unë u thashë që jam la atë ditë që jam nis, po nuk dëgjojshin. Ishin shumë bujarë.
Pas 35 ditësh vjen prapë ai oficeri.
-Ti na ke gënjyer, tha ai, duke mu drejtuar mua.
-Pse ju kam gënjyer, i thashë?
-Ti e ke emrin Flamur, tha. D.m.th ti ke qenë me partinë, ose je nacionalist i rrezikshëm. Kjo e dyta qe e rrezikshme shumë.
-Jo jo, ma ka vënë baba nga frika e parties, i thashë, por të jap fjalën se do ta ndryshoj.
-Atëhere po të bëjmë një favor, tha. Po të kthejmë mbrapsht e po të dorëzojmë në pikën kufitare. Vetëm se nëse nuk bashkëpunon me ne, do të vijmë të gjejmë aty ku je.
-Patjetër, i thashë.
Kështu më kthyen në Morinë në fillim të pranverës. Sapo shkela në tokë shqiptare, ja mbatha me vrap mos më kapte polici shqiptar. Dhe ja kam fut UDB-së, se nuk e kam ndërruar emrin, siç u premtova.
Tani do thoni ju pse nuk e ke deklaruar?
Këtë ngjarje nuk e kam deklaruar, pasi shteti që më arrestoi mua nuk ekziston më. Mua më ka arrestuar shteti jugosllav. Ai nuk ekziston. Dhe nëse kam firmosur, unë nuk kam kujt t’i raportoj, pasi as UDB nuk ekziston. Ka ndryshuar emër. Për këtë arsye e gjithë zhurma që bëhet ndaj meje është e kotë.
Ja pra ku na i doli dhe shkopi “Flamurit” tone! ?
undefined
undefined
undefined
Fantastik je Mero…… U kenaq me buke gruri, me shoket nga fshati i vet, per te njohur kapitalizmin dhe me bombastike se do te behesha politikan dhe duhet te kalonte nga UDB . Me e forte kam qesh me ze me detyronin te lahesha per dite …..O zot i madh kush po na drejtonte policine e shtetit……..Mero nzirua te palarat dhe tregoua idiotesirat qe te gjithe ta dine mire ke kemi ne krye dhe kush pretendon prape te vij ne pushtet ……Keta jane pushta jo pushtetare!
Hajde mul hajde ke qene dhe minister i brendshem,nuk dorzohen ashtu njerzit ne pikat kufitare qe tja mbathesh ti me vrap mos te kapte polici yne,me keto qe tregohen ketu nuk di ne jane te verteta por po qe se jane te verteta keto qe shkruhen ti paske rene brenda me keq se saliu na qenke nje oficer i vogel i perandorise UDB-se dhe ato qe thua ti se nuk paska sot jugosllavi apo UDB ,JE NJE QESHARAK QE DUHET TE LARGOHESH menjehere nga politika,prandaj te ka dhene ustaj poste kyce ne qeveri e komisione.
Shum iteresante ky tregim i pershkruar ne kete menyre po na len pershtypje sikur kemi te bejme me perrella per femije qe shkojne teposhte e perpjete dhe ofrohen perpara ariut ,si gjen gje dhe kthehen pa therre ne kembe ne shtepi ! Le te tregon Muli se kush ishte oficeri ,qfar e porositi dhe qfar detyrash i dha dhe si u ngjite aq larte kur siq po pershkruhet ne perrallen e tij ky vetem i kishte andrrat per politike ,por po dyshohet se direktiva e udbes e ngriti aq larte e ky ende po hamendet per pozita edhe pse i dual boja siq thuhet,Shkau e ka sherin e madhe e mos na nxafte e mos na bashkofte asgje me ta kurren e kurres…
Ore mos na i kane bere gje djalit ne bithe aty more, e kesha fjalen mos na i kane rrokanisur ne bithe.Te keqen o mul o hamshor na bitha.