Flamuri bëhet gati për mitingun në Kukës: “O Mul, o hero, gjithë Kukësi ty të do”

31 Maj 2016, 20:20Antena TEMA

Pas dorëheqjes së Rroshit në Kavajë, Muli u bë keq.

Duke e trembur se tani radha do shkojë nga Muli, ngaqë ky po ashtu nuk ka deklaruar burgosjen në Prizren, ai vendosi të marrë masat për një miting me mbështetës në Kukës, kundër dorëheqjes së tij.

Këtë vendosi ta bëjë publike në Facebook:

“Të dashur qytetarë.

Më kanë ardhur mijëra mesazhe nga Kukësi dhe gjithë Shqipëria që të mos dorëzohem.

Atë që Edi Rama kërkon të bëjë me mua, është e pashembullt, dhe do të thosha se është vazhdim i veprës së UDB ndaj meje.

Ndërkohë që UDB është sjellë mirë dhe më ka ofruar dhe punë e shtëpi, ky përveçse kërkon të më lejë pa punë e shtëpi, kërkon dhe të më poshtërojë.

Mijëra kuksianë kanë shprehur solidaritetin me mua dhe janë gati të mblidhen në sheshin qëndror të Kukësit çdo ditë, për të kundërshtuar dorëheqjen time.

Janë propozuar lloj- lloj parrullash.

“O Flamur, o hero, gjithë Kukësi ty të do”, “Muli, o trim i vërtetë, ti për ne je deputet”, si dhe parrullën “Sa të na rri çelur syri, deputet do jetë Flamuri” (nuk është fjala për Syrin e Zenit po për syrin e njeriut.)

Pas gjithë këtyre mesazheve solidarizuese, unë jam i vendosur të mos jap dorëheqje, por nga ana tjetër t’u tregoj dhe disa deputetëve të PD që janë të lëkundur e duan të më shesin, se cili është modeli i deputetit që i duhet PD.

Kam vendosur t’u përgjigjem pozitivisht thirrjes së kuksianëve dhe u bëj thirrje atyre të jenë në gatishmëri se shumë shpejt do më kenë në gjirin e tyre”.

2 komente në “Flamuri bëhet gati për mitingun në Kukës: “O Mul, o hero, gjithë Kukësi ty të do””

  1. MOHIKANI says:

    NE PESCARA! NE PESCARA!

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    @ Antena – një vërejtje e vogël

    ☆○☆
    Ajo media
    Që ka Zeni
    Quhet
    Syripeshkaqeni ?
    ☆○☆

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje