Muli komenton betejën e Doktorit: Koha provoi që ai burri s’bën dot pa mua!

30 Maj 2016, 20:42Antena TEMA

Beteja e përditshme e Doktorit për të mbrojtur Mulin, natyrisht që i ka dhënë krah këtij të fundit. Në një shpjegim publik për këto zhvllime, Muli shkruan sot:

“Të dashur miq!

Pas tre vitesh në hije në opozitë, në përpjekje për t’u dhënë shans këtyre të rinjve të bëjnë politikë, ai burri më në fund e kuptoi se nuk bën dot pa mua.

Këtë gjë ja bëri të qartë jo vetëm opinionit publik brenda vendit, por dhe ambasadorit amerikan, të cilit i tha se reforma nuk kalon pa Flamurin.

Përse ndodh kjo?

Është e kuptueshme që ai burri t’i jepte shans një brezi të ri për të drejtuar PD. Doktori më thirri në korrik të 2013-s në zyrë për të më thënë distancohu nga Olldashi, se duhet ta eleminojmë, dhe unë ju binda dhe i kreva gjithë porositë që ai më dha. Por, pasi erdhën këta të rinjtë në pushtet, menduan se e mundën vetë Olldashin dhe më anashkaluan, bile duke hapur dhe fjalë, sikur jam budalla.

Ju ankova atij burrit për këtë çështje, por më qetësoi.

-U kam thënë unë mos të të mbajnë afër, tha, se nuk je standarti i tyre ti. Ti ke qenë numri 2 i imi, s’do jesh dhe i atyre, se janë nivel i ulët.

Kjo më bindi të qëndroja larg si soditës.

Tani po shikojmë se ku e katandisën PD-në këta drejtues dhe po të mos ishte ai burri, sot do ishim të vdekur.

Por mbi të gjitha, po të mos ishte ai burri, dhe unë sot do isha në burg, pasi Luli më dorëzoi që ditën e pare, duke mos më mbrojtur.

Sot u gëzova shumë kur mësova nga vetë goja e Doktorit që reforma në drejtësi nuk do kalojë kurrë pa dhënë garanci për mua që nuk do dënohem.

Ambasadori Lu e kuptoi më në fund se kush është numri 2 në PD, pasi shkon gjithnjë tek zyra e Lulit.

Po ashtu, sot u bë e qartë se ai burri nuk bën dot pa mua dhe tani që po pëpriqet të rikthehet, e ka vendosur se kë do të ketë numrin 2.

Kjo gjë më bën krenar dhe më rrit përgjegjësinë të jem më luftarak dhe më i egër ndaj armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Vetëm unë dhe ai burri i dalim hapur përballë reformës, kurse Ruli e trajton si çështje homoseksualësh. E vërteta është që reforma është bërë me bythë, dhe jo për bythë. Ndaj dhe ai burri ka nevojë për njerëz që i dalin zot atij, dhe kur i del zot atij i ke dal zot gjithë Shqipërisë.

I vetmi kompromis që mund të bëj, është nëse vjen në zyrën time ambasadori Lu, më lutet të votoj reformën dhe unë ta detyroj të më japë një vërtetim që në vitin 1991 kur isha në burg në ish- Jugosllavi dhe më bëri ofertë UDB, unë isha agjent i CIA dhe bëja lojë të dyfishtë. Po e bëri këtë, dhe mund t’ia votoj reformën, po nuk e bëri, nuk e qas as në zyrë”.

2 komente në “Muli komenton betejën e Doktorit: Koha provoi që ai burri s’bën dot pa mua!”

  1. majlinda says:

    pa humor, kjo nenkupton qe Olldashi eshte vrare, dhe gjurmet jane fshehur nga Noka, noka di shume per berishen, dhe vetei ai ka bere krime, nje dite do dali e verteta, por nuk duhet te vonoj per keta dy monstra.

  2. Treviso says:

    Muli Budalla?!!!!!!!
    A nuk ka ndonje shprehje me te ulet se budalla, per Mulin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje