Muli zbulon arsyen e re të sulmit: Duan të eklipsojnë Samitin e NATO

29 Maj 2016, 20:03Antena TEMA

Muli zbuloi sot një arsye tjetër përse po vazhdon sulmi ndaj tij për lidhjet me UDB dhe sidomos për faktin përse nuk ka deklaruar qëndrimin në birucat e UDB dhe ofertën për bashkëpunim:

“Të dashur miq!

Edhe sot vazhduan sulmet ndaj meje për periudhën e qëndrimit heroik në birucat e UDB, ku refuzova të pranoj një rrogë të mirë dhe shtëpi në Serbi, por thashë do shkoj atje ku është fronti më i vështirë, në Shqipëri.

Sot u binda se sulmi ndaj meje vazhdoi për të eklipsuar Samitin e NATO-s që bëhet në Tiranë. Meqë shqetësim kryesor i Samitit ishte ndikimi rus në Ballkan, socialistët si filorus që janë, duan të eklipsojnë këtë vendim, duke paraqitur rrezik më të madh UDB-në, se sa KKB-në.

E vërteta është se duke folur për lidhejt e mija me UDB, duket se ky është shqetësimi kryesor i Shqipërisë.

Kështu, ndërsa krerët e NATO-s në Tiranë kërkuan sot të forcojnë rolin e tyre në Ballkan dhe të shpërndajnë si duhet ngarkesën financiare që i bie çdo anëtari për luftën kundër KKB dhe Rusisë në Ballkan, socialistët shqiptarë paraqesin ende si shqetësim faktin që unë kam bashkëpunuar me Serbinë.

Kjo është një përpjekje për t’i bërë karshillëk NATO-s dhe për të larguar vemendjen nga prioritetet kryesore që ka vendi.

Duke anashkaluar rrezikun rus në Shqipëri dhe duke forcuar rrezikun e UDB-së, socialistët duan që me një gur të vrasin dy zogj, edhe mua, edhe NATO-n.

Nga ana tjetër jam në dijeni të tratativave që po bën Rama me Vuçiçin për të gjetur dosjen time në UDB dhe për ta bërë publike. Nga burimet e mija në Serbi, më kanë garantuar se nëse ndodh kjo, do të jetë fallco, pasi dosjen time nuk e kanë këta që janë sot në pushtet, por njerëzit e Milosheviçit.

Ndaj ia bëj me dije Edi Ramës se çdo dosje që mund të publikosh në të ardhmen, nuk do të pranohet dhe do hidhet poshtë nga PD. Sot UDB ka ndryshuar emër dhe nuk ka fuqi ligjore të tregojë dosjet që dikur i ka pas UDB. Për këtë arsye ato nuk quhen, dhe nëse publikohen.

Me respekt, Muli!”

2 komente në “Muli zbulon arsyen e re të sulmit: Duan të eklipsojnë Samitin e NATO”

  1. loi says:

    Po ky i tha vete te gjitha. Hahahahahahahhahaah

  2. Nikolla says:

    Me kete gamorin don me cue para PD-ne Lulezim Basha?

    Prandaj Rama e Meta tallin menderen edhe nja 20 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje