Muli i rrëfehet Doktorit: Ty nuk të shita tek UDB!

26 Maj 2016, 18:38Antena TEMA

Pas publikimit të fakteve se Muli ishte rrëfyer në UDB, Doktori e thirri me urgjencë për të vendosur se si do të mbroheshin në publik.

-Dua të më tregosh fije e për pe, çfarë të ka ndodhur aty dhe çfarë faktesh të tjera kanë ata?

-Tani unë të gjitha si mbaj më mend, tha Muli, por po përpiqem.

Ditën e parë erdhi në qeli një policë kosovar dhe më tha: “Do me fol ky inspektori i sigurimit me ty”.

Ky ishte i UDB. Ai më uli para dhe më pyeti a di serbisht.

-Di pak, i thashë, se e kam mësuar nga goranët.

-Shumë mire, tha. Dhe unë di pak shqip, e kam mësu nga shqiptarët. Do merremi vesh.

Më pyeti, “kush të ka dërguar në Kosovë, Sigurimi i Shtetit?”

-Joooo, i thashë. Unë jam me PD.

-Aha, je me PD, tha, shumë mirë. Këto trazirat, PD i bën nëpër Shqipëri?

-PD-ja, i thashë unë gjithë krenari.

-Kë njeh ti nga udhëheqësit kryesorë, më tha?

-Gim Përllakun, i thashë unë. Ishte një djalë nga Kukësi që e kisha taku një herë e më tha “jam më i madhi në Tiranë”.

-Po Sali Berishën e njeh, më tha?

-E kam dëgjuar, i thashë, dhe e kam ëndërr ta takoj.

-Takoje, më tha, se është njeri serioz.

-A do të fillosh punë këtu, të japim shtëpi, zyrë dhe shkollë?

-Jo vallahi, i thashë, e kam të vështirë . Më mirë në Shqipëri.

-Mirë, tha, po me një kusht, të hysh në PD dhe të bëhesh politikan, se na duhesh më vonë.

-Patjetër, i thashë, por nuk di se si.

-Të mësoj unë, tha. Nga testi që kemi bërë për ty, ti ke disa cilësi të çmuara. E para, nuk ke turp të bësh çdo lloj pune, ndaj në fillim do bëhesh militant i flaktë, do merresh me organizime, do mbash skela dhe postera në krah, d.m.th gjithë punët që nuk i bëjnë dot udhëheqësat. Kështu do biesh në sy për mirë. Pastaj do shikosh cili është udhëheqësi më i fortë në PD dhe do t’i qëndrosh besnik atij. Sa herë ai të ngelet keq, duhet t’i dalësh në krah e t’i krijosh idenë se jep dhe jetën për të. Të duhet dhe një shkollë e lartë, por regjistrohu një herë, se pastaj ndoshta të ndihmon partia e mbaron. Mos u lodh të lexosh ndonjë libër, se nuk të hyn në punë. Shumica e udhëheqësve nuk lexojnë libra. Përpiqu të sulmosh çdo kundërshtar të kryetarit. Bëhu gati si kamikaz kundër tyre, ‘ti biesh në sy për besnikëri. Herë pas herë kur të jepet rasti, tradhto shokët e ngushtë për kryetarin, që ai ta kuptojë se ti mbi atë nuk vë asgjë. Përpiqu të flasësh si ai, ta imitosh, dhe të bësh gjeste si ai. Dhe mos refuzo asnjë detyrë që të jep. Po pate parasysh këto këshilla, ke për të ecur. Mos u mërzit që mund të të sulmojnë si i pafytyrë, idiot, budalla etj. E kanë nga zilia. Ne na duhesh në majë.

Pastaj më nxorri një listë me drejtues të PD përpara.

-Këtu ne kemi emrin e Gramoz Pashkos, Azem Hajdarit, Neritan Cekës dhe Sali Berishës. Me kë do bëhesh nga këta?

-Me Sali Berishën, u thashë.

-Bravo, më tha. Tani e meriton të kthehesh se ke perspektivë. Ai do ecë përpara.

Kur u ktheva në Kukës më kapën këta të sigurimit, e më morën brenda 24 orë. Më pyetën nga e para çfarë kisha thënë atje. Ja thashë shumicën e këtyre, por këtë punën tënde nuk e thashë. Nuk të shita Doktor, dhe nuk të shes sa të jem gjallë!.

Pas kësaj dy pika loti i ranë mbi faqe.

-Mbaje veten, i tha Doktori. E di që s’më ke shitur, se më kanë raportuar që atëhere, ndaj je këtu ku je sot. Tani të çohemi të hidhemi në sulm. Përpara!

4 komente në “Muli i rrëfehet Doktorit: Ty nuk të shita tek UDB!”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    @Shqipëri

    Sa Kamberë
    Në tënden derë
    Saliu pjerdh
    E ne i mbajmë erë.

  2. Illo says:

    Faleminderit Mero , per kenaqesine , qe na jep me humorin tend te fresket. Je humoristi me I shquar I ketij cerekshekulli , qe nuk dallohet as per humor , as per ndonje gje te mbare . I . Foto

  3. Davidi says:

    Te qeshim a te qajme

  4. marko says:

    Humor shume i hidhur….shume me teper si e vertet.sa keq qenkemi katandis..mjer ke votojme e mjer kush na qeveris.te tere te shitur.tradhetare gjithe ata qe na udheheqin.mjerw populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje