Pas heshtjes tre ditore për fshehjen e bashkëbisedimit të tij me UDB, Muli i kërkoi një takim sqarues Lulit.
-Jam në dorën tënde, i tha. Ata duan të më djegin si agjent të UDB. Unë kam firmosur vetëm për bisedën që kam bërë, nuk kam dhe firmë tjetër.
-Më thuaj si të të mbroj, i tha Luli. E kam pak të vështirë. Ja dil pak sot e fol për përgjimet e Tahirit përshembull.
-Dakord, dal, tha Muli, por duket si luftë e UDB me shërbimin sekret italian. Nxirr Enkelejdin, se ai flet për këto punë.
-Jo jo, dil ti një here, të shikojmë efektin, i tha Luli. Po qe se nuk ngjit, më thuaj çfarë të bëjmë.
Dhe kështu u bë. Muli doli para kamerave, lexoi një deklaratë, por nuk e mori njeri seriozisht. Të gjithë menduan se do sqaronte dosjen e UDB, ai foli për aparaturën e përgjimit italian.
I dëshpëruar shkoi prapë tek Luli.
-Dua të të rrëfej të vërtetën, i tha. Unë isha në Tiranë në shkollë atëhere. Meqë filloi greva e urisë e studentëve, dhe u ndërpre mësimi, unë e kisha konviktin tek Mjekësia, afër Shkollës së Bashkuar. Një ditë pasi u rrëzua busti, pashë një student të Shkollës së Bashkuar me pistoletë në dorë që më doli përpara.
-Nga je ti, më tha?
-Nga Kukësi, i thashë unë.
-Je me PD apo me PPSH?
-Me PD, i thashë, pa m’u trembur syri.
-Ti hedh trutë në erë, spiun i UDB, më tha.
-U trondita shumë, nuk dija çfarë të bëja. Ja mbatha me vrap dhe i shpëtova plumbit.
E mbaj mend si sot atë fytyrë. Ai ishte Fred Peza. Më vonë jam kujtuar që ishte ai. Nga frika e atij çasti ja mbatha në Kukës, e nga Kukësi në Dragash. Pyeta ku ishte UDB, dhe ma treguan. Shkova aty.
-Pse ke ardhur, më thanë?
-Më ka kërcënuar Fred Peza, u thashë, më ka thënë agjent i UDB. Dhe unë i shpëtova dhe erdha t’ua dëshmoj çfarë po heqim ne andej prej jush.
-Mos u shqetëso, më thanë. Do rrish nja 40 ditë këtu në burg, sa të mbarojmë pyetjet.
-Ka bukë gruri, e pyeta?
-Ka, më thanë.
-Po të ketë bukë gruri, rri sa të doni ju, u thashë.
-Po deshe dhe punë të mirë e shtëpi, rri këtu, po deshe të marrësh hak, kthehu prapë e futu në PD, dhe ke për të ecur përpara, më thanë.
-Kështu do bëj, u thashë.
Kjo është e gjitha, të betohem.
-Tani çfarë duhet të bëj, tha Basha?
-Duhet të sulmojmë Fred Pezën dhe ta nxjerrim që kam ik nga frika e tij. Duhet thënë që ai burri me pistoletë në dorë që më ka kërcënuar mua, ishte Fred Peza.
-Mos mërzitet Bujari, tha Luli, se kam dëgjuar që dhe ai kërcënonte me automatik.
-S’ka problem Bujari, se e ka pas emrin Burhan Mehmeti, nuk e njeh njeri, tha Muli. Të sulmojmë këtë Pezën, se ndoshta ikën vemendja nga unë.
-Dakord, tha Luli. Meqë Doktori s’ka postuar gjë sot nga “qytetari digital”, po e bëj unë. Vetëm se duhet të më garantosh që nuk i mbetet qejfi Nishanit.
-Pa merak, i tha Muli. Pastaj ne do themi me pistoletë, jo me kallashnikov. Bujari ka pas kallashnikov
Sado qe eshte satire besoj se mbi 80 % pasqyron realitetin.
Burhan Mehmeti, Q!a R0bt ça emri!!
Edhe me dash me e bo më të shëmtut, se bo dot…
Erturugrul i shartuar me Shatramindër…..
Te drejte ka pas! Pas Sami Frasherit Fred Peza vjen!!!
Prite kur ti bejne bustin njit me vellezerit Frasheri
Alfred Peza e ka nxjerre koburen, por ne fund te ’91-shit. Muli me Udb-ne jane prezantuar me pare.