Doktori po behej gati te flinte avash- avash, ndërsa po afrohej mesnata. Mendoi t’i hedhe dhe nje sy Facebook, për ndonjë thashethem për “Saje Qorrin” apo për “Edvin Shullazin”. Do t’i bënin punë të nesermen, se s’ka me se të merret gjithë ditën.
Hapi “qytetarin dixhital”, po s’kishte gje. Vetëm nja dy komente që i kishte sajuar vetë sikur ja dërgonin njerëz nga terreni, po që s’kishin ngjitur shumë, se askush se kishte çarë trapin, as të komentonte per to.
Hapi “fshatarin dixhital”. Asgjë, vetëm komenti i tij dhe këtu, dhe një mori sharjesh nga ropt e shtëpisë, që ju ndërsen policinë për parcelen e hashashit
Sapo u shtri të flinte, filluan shpërthimet e para diku aty poshte shtëpisë. Jehona e tyre vinte andej nga ka zyrën e tij.
-Mos më hodhën zyrën në erë, tha me vete i frikësuar.
Hapi derën e dhomës dhe pa në korridor, ku gjeti gruan të porsangritur nga gjumi.
-E zeza djali! Si kemi thene as Saliut…, po fliste me vete.
Që nga koha e Gerdecit, sa here qe degjon shperthime, ajo bëhet keq dhe gjithnjë thotë “E zeza, si kemi thënë as Saliut”.
-Ku është ai, pyeti Doktori?
-S’lidhem dot me të, i bie zilja, po se ngre… Mua me tha do jem në një ditëlindje…
I mërzitur që ju prish gjumi, Doktori mbertheu pantallonat dhe u ul para Facebook.
Hapi “qytetarin dixhital” dhe i arriti spiunimi i parë.
“Doktor te dhente zoti shendet, o Skëndrbeu i shqiptarëve. I degjove krismat? Jane miqte e Saje Qorrit qe kane mosmarrveshje per ndarjen e droges. Plasi pistoleta. Anonim te lutem se keta komunistet te heqin nga puna..”
Hapi me ngut “fshatarin dixhital”. Edhe aty i mbërriti një mesazh:
“Dr. te uroj jete te gjate, se ti je për këtë ven. Jam nga nje fasht afer Surrelit. Po degjohen krisma nga kulla e Edvin Shullazit. Anonim te lutem’’
Pastaj me tutje nje koment nga nje pjeshke, dërguar nga celulari.
“Pershendetje Olti. Jam ajo vajza qe ishte tek Lolipopi, tek tavolina tek dritarja. Per ate djalin nga Laçi me bluzë të bardhë që shkruante dolcegabana dhe me tatuazh ne qafë. Ishte pas tavolinës sime. Kalova disa here aty po nuk i rashë në sy. Më ngeli fiksim. Nëse e lexon kete mesazh komento këtu dhe të gjej une. Të lutem Olti anonim, se jam e martuar. Kam dhe te dashur, po s’është gjë…”
Doktori shqeu syte…
Po ne çast erdhi mesazhi tjeter:
“Më falni se jua nisa gabim. E kisha për faqen e Olti Currit”.
Doktori gërmoi tek ky Curri dhe atje me ne fund mori vesh gjithçka.
Krismat vinin vertet nga zyra e tij, por fishekzjarret i hidhte Zeni.
Nxitoi të fshinte me vrap statuset që kishte postuar nga “qytetari dixhital”, po nuk dinte si fshiheshin. Mori në telefon Zenin, i cili mezi dëgjonte.
E urdhëroi të dilte jashtë në qetësi dhe i shpjegoi situatën:
“Qytetari dixhital ka postuar dy denoncime për ato shpërthimet, tha. Hiqi se i paske bërë ti dhe fut diçka tjetër”.
-Çfarë të fus, tha Zeni?
-Po ja, shkruaj që kjo është dita e fundit e Edvin Ramës. Ai është i tmerruar nag reforma në drejtësi dhe takimi me Lul Bashën. Ora po afron. Të korruptuarit dhe vrasësit do t’i shporrim. Përpara!
Ky shurraqim plak me duket do te vdese pa hyre vete ne burg e pa pare dhe te birin pas hekurave.Cpopull pafat qe jemi…
Uroj që 100 Vjeç
Të rrojë ky plak banal
Dhe të vijojë të shkruajë
QYQARIN DIXHITAL!
Hahahahaaa..