Para takimit me Ramën, Luli mori një sërw takimesh për të marrë këshillat e fundit që ata duhet t’i japin para takimit.
Në fillim nisi takimet me analistët. Të parin që priti në audience, ishte Zheji.
-Cila është epërsia ime në takim, e pyeti Luli?
-Epërsia jote është që nuk ke përgjegjësi për asgjë, dhe këtë e di dhe Rama.
-Po pika ime më e dobët, i tha Luli?
-Pika jote më e dobët, është që nuk ke asnjë ide përse shkon në takim dhe këtë e di dhe Rama.
-Po çfarë duhet të bëj sipas teje, i tha Luli?
-Ti duhet të shkosh dhe të dalësh i qeshur nga takimi. Këtë punë që ke bërë prej dhjetë vjetësh.
Pas Zhejit, takoi Fevzon.
-Për mendimin tim, ky është takim kot, tha Fevzo. Nuk e di pse po shkon. Nuk është se ti ke ndonjë sherr me Ramën dhe po u pajtuat, u zgjidh situata. Takim ka qenë ai që kam bë unë mes Fatos Nanos e Berishës në vitin 2000, kur i dhanë dorën për herë të parë njëri- tjetrit. Ky juaji është kot. Për mua kot që shkon.
Në fund thirri Çim Pekën.
-Çfarë rreziqesh ka ky takim, e pyeti Luli?
-Rreziku më i madh është se mos lajmin për takimin e bën i pari Lapsi. Po e bëri Lapsi, Doktori do mendojë që ti ke komunikim direkt me Bushatin dhe Shkullakun, dhe do mërzitet. Nëse e bën lajmin e para “Panorama”, Doktori do mendojë se ti vazhdon linjën e vjetër me Irfanin dhe Metën. Nëse e bëj unë, mendoj se nuk ke asnjë rrezik, e ke të garantuar suksesin.
Kjo e hutoi aq shumë Lulin, sa i ndërpreu takimet me analistët, dhe shkoi në zyrë tek Doktori.
-Cilat janë porositë e tua të fundit, i tha Luli?
-Tani o zotëri unë nuk kam ndonjë porosi. Ti e di vetë se çfarë duhet të bësh. Ti nuk mund t’i ngulësh thikën pas shpine Partisë Demokratike. Ti do shkosh aty dhe t’i thuash Edvin Shullazit, se me paratë e drogës dhe krimit nuk bën dot reformë në drejtësi dhe gjithë këto kurvat e Europës që duan të përçajnë PD, do marrin përgjigjen e merituar, se PD o zotëri, nuk blihet me lekët e Shullazit. Ne natyrisht jemi për reformën në drejtësi dhe ti duhet ta bësh të qartë këtë, por duhet t’i thuash atij zotërisë se sa të jetë ai në atë karrige, nuk mund të ketë reformë dhe ai ka dështue thellë. Reformën do ta bëjmë kur të vijmë ne dhe nëse ai e do Europën dhe Shqipërinë, duhet të na hapi rrugë. Ndryshe është antishqiptar dhe kundër reformës.
-E kuptova, tha Luli. Kur të dal nga takimi, çfarë të them?
-Besoj do kem folur unë se çfarë biseduat aty brenda dhe do ta postoj në Facebook. Lexo Facebook-un tim para se të dalësh dhe je i qartë, pasi e kupton përse ke folur brenda.
Mero.Ju e keni shkruar ketu me shaka,por une besoj se pikerisht keshtu ka per te ndodhur.Pa mbaruar takimi Rama-Basha,aliu do shkruaje ne Facebook c’fare eshte thene aty brenda dhe Luli do detyrohet ti qendroje linjes se partise.D.mth linjes se Facebookut te Saliut.
I madhi Cim Kaka, me falni CIm Poka, oh CIm Koka, nje mut, Cim Peka. Cili eshte kuptimi I emrit CIm, cpim, cimke, cfare mut kuptimi ka se ne ketu ne Kuksin e Mulit me “cim” kuptojme nje djalke me breke te shkurtera, qe i jane zverdhur perpara nga shura e nxire nga prapa nga me nder muti. A ky asht Cimi, a?