Zbulohen prapaskenat në PD. Si Strazua i doli zot Mulit

3 Qershor 2016, 20:01Antena TEMA

Një ditë më parë opinioni publik u trondit nga deklarata e PD për Mulin, ku mes të tjerash ai cilësohej si një varr që do kishte mbetur pa emër, pasi theu perden e hekurt të komunizmit. Interesant ishte fakti se deklarata nuk u lexua nga zëdhënësi, por u shpërnda me email.

Kunati zbuloi sot prapaskenat e asaj që kishte ndodhur.

Strazua kishte përgatitur me vullnetin e tij hartimin për Mulin dhe ja kishte çuar Kunatit. Kunati e kishte lexuar me një frymë dhe në fund, pasi mbaroi, seç e kapi një ndjesi që në vend të mallëngjehej për Mulin, ja futi të qeshurës.

I pasigurt se çfarë të bënte me deklaratën, ja nisi Lesit, që merret me shtypin, dhe po priste përgjigje.

I dërgoi disa mesazhe, po ai nuk po i kthente përgjigje.

U bë nervoz dhe i shkoi në zyrë.

Kur hyri brenda pa Lesin përmbys mbi tavolinë i skuqur nga të qeshurat.

-Çfarë ke, pse qesh, i tha?

-Deklarata, tha Lesi, dhe vazhdonte të qeshte.

-Dhe mua mu qesh, po duhet të bëjmë diçka, se e ka kërkuar dhe ai burri, tha Kunati.

Pas kësaj thirrën zëdhënësen e PD dhe ja dhanë ta lexonte.

Ajo erdhi gjithë qejf, u rregullua, u vesh dhe mori tekstin.

Sa i hodhi sytë e kapi e qeshura dhe i ra fleta nga duart.

-Më fal, tha, se nuk e lexoj dot, se si më duket. Në fakt heronjtë njerëz të thjeshtë janë, po se si më duket që janë edhe si Muli.

Kunati i bërtiti të mblidhte veten dhe të përqëndrohej.

-Mendo diçka tragjike, i tha, mendo përshembull sikur të ishte vrarë Muli dhe tani Kukësi do të kishte deputet Colen e naftës.

Këtu zëdhënësja ja plasi më keq të qeshurës.

Situata u bë joserioze dhe Kunati nuk dinte çfarë të bënte me deklaratën.

Strazua po e shqetësonte në telefon dhe donte të dinte se pse nuk po lexohej deklarata.

-Është shumë e forte, tha Kunati, dhe humbet dramaciteti, po ta lexojmë. Vendosëm ta shpërndajmë me email.

Strazua u tërbua.

-Komunist i qelbur, tha me vete. S’ke faj ti kur të kemi pranuar ne në PD, duke e pas babën me shoqatën e Enverit.

Dhe kështu u bë. Deklarata u shpërnda me email.

Sot nga inati, Strazua bëri një status të ri për Mulin, duke e krahasuar gjestin e tij me atë që kishte bërë për Shqipërinë dhe demokracinë, Ashi Pipa, Ismalil Kadareja, Pater Zef Pëllumbi etj.

Deklaratën e shpërndau vet në Facebook, pa pyetur Kunatin.

Pas pak, Flamurit filloi t’i binte telefoni dhe ta uronin për kontributin që kishte dhënë, duke e krahasuar me emrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë.

-Je i madh , je si Arshi Pipa, i tha njëri.

-Je i madh, je si Kadareja, i tha tjetri.

-Faleminderit, faleminderit, u thoshte Flamuri, paksa i bezdisur.

Pastaj mori Kunatin në telefon i shqetësuar.

-Nuk i kuptoj këta njerëz, tha. Më marrin në telefon dhe më urojnë duke më krahasuar me Pipën e Kadarenë. Nuk e kuptoj ç’lidhje kanë me mua ata? Ata as zëvendësministra nuk u bënë dot, jo më minister, siç kam qenë unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje