Dje, para se Doktori të nisej për në Gjermani, thirri Flamurin dhe dy ndihmësit e tij për t’u ngarkuar misionin e ditës.
-Siç e pate, tha Doktori, të huajt na sulmuan dhe duan të na izolojnë. Ata duan t’u mbushin mendjen tradhtarëve që kemi në mes nesh, për të votuar reformën. Kemi vetëm një rrugë dhe vetëm një: Të prishim parlamentin, duke sulmuar fizikisht Edi Ramën.
Pas kësaj pa nga Flamuri.
-E bëj unë Doktor, tha Flamuri. Më mirë të më përjashtojnë si atentator i Edi Ramës, se sa si agjent i UDB.
-Më ke dhe mua në krah, tha Fufi. Më mirë të iki si burrë që ndeshet me burrë, se sa të më akuzojnë si burrë që kam shit gra.
-Edhe unë jam gati, tha deputeti tjetër i Kukësit, që po ashtu rrezikohet nga ligji.
-Shumë mire, tha Doktori. Nuk e vë në dyshim se Flamuri është shpëtimtari i PD në këto momente historike. Kur ne të jemi në Berlin, dua që të më dërgoni videon e përleshjes dhe t’ia tregoj Merkelit. T’i them në këtë parlament të krimit nuk hyjmë më dhe s’ka reformë për drejtësi.
Kështu, Doktori u nis mendjembledhur që parlamenti do prishej.
Por siç u pa, Flamuri nuk e kreu dot misionin e tij. Pas kësaj vendosi t’i nisë një email shfajësues Doktorit.
“I dashur Doktor!
E di që mezi pret lajmin nga Kuvendi, por duket se tradhtia ka hedh rrënjë brenda nesh. Dikush nga radhët tona ja kish raportuar Taulantit gjithë skenarin dhe ai e tha para se të fillonte mbledhja. Kjo bëri që ata të shtonin rojet dhe të shmangnin Saimir Tahirin nga podiumi. Unë u nisa të sulmoja Edi Ramën, por ata ishin përgatitur dhe më zunë rrugën. Ai më fyeu rëndë Doktor. Më tha “ti nuk je Flamur, je shkop”. Unë i thashë “e di që e ke qejf shkopin, por nuk ta jap”. Mua mu duk përgjigje e mirë dhe përgjigje e duhur, por kur u ula në vend, shokët tanë në vend të më falenderonin për përgjigjen, filluan të tallen me mua.
Genc Ruli tha “bëre gabim që e pranove që je k… Pamvarësisht se je, s’duhet ta pranosh kurrë!”
-Po pse, ku e pranova, i thashë?
-Po ja, Edi Rama të tha që je shkop, ti i the e di që të pëlqen ky shkop, por nuk ta jap shkopin. D.m.th që je i gjithi k…
Nuk jam i sigurtë nëse e kanë marrë dhe të tjerët kështu, por nëse është e vërtetë, unë mendoj se kemi shumë tradhtarë mes nesh. Unë nuk besoj se ka tradhtar më të mëdhenj se ata që mendojnë se unë jam k…, si puna e zotit Ruli. Tipa të tillë, dhe pse bëjnë sikur janë kundër reformës në drejtësi, mbeten të rrezikshëm.
Shpresoj ta shikosh me seriozitet këtë punën e atij që na ka tradhtuar tek Taulant Balla, për aksionin e sotëm guerril, por po me kaq seriozitet duhet parë dhe çështja pse unë u dukem si k… gjithë grupit. Mendoj se këto dy gjëra, kanë lidhje me njëra- tjetrën. Ata duan të justifikojnë tradhtinë e tyre dhe votën për reformën, me justifikimin se nuk mund të bëhemi k… si Flamuri.
Nuk më del e keqja derisa ta shikoj veten si shqiponjë mbi Edi Ramën, dhe sikur ta di që të vdes. Të paktën vdes me nder dhe vdes për ty, jo siç duan të më bëjnë këta për UDB”.
LE TË QESHIM,SE PO TË FILLONIM TË QANIM
PËR SHQIPËRINË,NUK DO TË NA MJAFTONIN LOTËT.
TRAGJEDI E MADHE,HUMOR I MADH.