Pas thirrjes së hapur të ndërkombëtarëve për votim personal të deputetëve, Zeni filloi punën për të verifikuar armiqtë e mundshëm që mund t’i dalin nga rreshti. Meqë brenda PD nuk ka dhënë njeri shenja akoma, e filloi me aleatët.
Thirri si zakonisht Faten.
-Janë hapur fjalë i tha, sikur ti je lidhur me këta amerikanët dhe do të bëhesh “pentito”. T’u tregosh çfarë ndodhi me Gërdecin dhe të votosh reformën dhe ata të të tolerojnë. Bëj si të duash, por mos u ki besën. Çfarë s’ka bërë babi im për ta, e prapë se duan.
-Më vjen keq i tha Fatja. Unë s’të kam tradhëtuar në kohë të këqija, jo tani. Votën e Partisë Republikane Luli e ka të sigurtë. Por unë një votë kam.
-Mjafton kjo i tha Zeni se inkurajohen të tjerët. Më jep një mendje si t’ia bëj të flas pak me këtë Dash Shehin.
-Për mendimin tim mos fol fare i tha Fatja se ai e ka me dy mendje. Po i the ti, iku, shkon voton reformën.
-Po këtij Gon Dukës si t’ia bëj, tha Zeni?
-Skam ç’bëj. Mua mu zemërua që na e ktheu fjalën Doktori për Durrësin, nuk i them dot më,- tha Fatja. Po kam besim se as ai, nuk e do reformën, por ti mos i thuaj se prish punë.
-Po këtij Ed Selamit kush mund t’i thotë tha Zeni?
-Ça të them, ti e di që ai merr urdhëra nga rruga e Elbasanit. Shko futi një trakt poshtë derës se e ke dhe komshi. Shkruaj: “Tani e kuptuam që kjo shtëpi është blerë me lekët e Shullazit. Demokrati”. Po mirë është mos t;i biesh në sy, se nga inati jot del kundër publikisht.
-Di gjë ti se këta të huajt thonë që kanë dhjetë deputetë, kush mund të jenë?
-Nuk besoj tha Fatja, do jenë këta që shkojnë në Bruksel tek ky Komiteti ndërparlamentar. Ata kur marrin dietat, i pyet ajo sekretarja: A do ta votoni reformën?
– Po, patjetër i thonë, ngaqë dëgjojnë dhe Doktorin që thotë do ta votojmë. Kam frikë se ata të BE i kanë marrë për deputet normalë ndaj thonë ashtu. Por po më dëgjove mua mos u thuaj ti, se po u the ti, ata votojnë nga inati.
-Ore se ma ke përsëritur disa herë tha Zeni. Pse kaq i urryer jam unë për ta? Nuk më do asnjëri mua?
-Nuk e di, por dëgjova Rulin një ditë që tha: vetëm një rrezik serioz kemi, nëse këta perëndimorët, vënë Zenin të kapë çdo deputet të PD t’i thotë: “mos tradhëto babin” dhe i kanë të sigurta nja 20 vota nga PD.
ZenI
Qeni
Sypeshkaqeni
Pordhi
A feni
U qelb
Veni.
Zeni
Legeni
Zeni
Pulastreni
Çuni
I mamit
Me shpi
Ke treni.
Bëj qef
O Zeni
Sa kohën
E keni ?