Flamuri shfajësohet për kërcënimin: Vetëm keca kam rrjepur

10 Qershor 2016, 19:18Antena TEMA

Në rrjetet sociale dhe gazeta ka bërë shumë zhurmë lajmi se Flamuri ka kërcënuar një qytetar që e ka kritikuar në Facebook, duke i thënë “do të rrjep si kec po të gjeta”.

Komentet e shumta kanë të bëjnë sidomos me tipin e kërcënimit dhe torturën që Flamuri ka zgjedhur për të kërcënuar qytetarin.

Pas zhurmës, Flamuri u detyrua të bënte një sqarim publik për kërcënimin.

“Të dashur miq!

Siç e dini, fill pas sulmit tim mbi kryeministrin Rama, një socialist më kishte sulmuar në Facebook, duke më fyer rëndë, pasi nuk më drejtohej “O Flamur”, po më drejtohej “O shkop”.

Në fillim e mora lehtë, si gabim ortografik dhe mendova se e kishte fjalën “shok”, në vend të fjalës shkop, por pasi më sqaroi dhe Ruli, se kjo ka  kuptimin e fjalës së turpshme k…, atëhere vendosa t’i kundërpërgjigjem.

Është e vërtetë se duket pak e rëndë që unë i kam thënë “do të rrjep si kec”, por siç e dini, unë jam njeri i sinqertë. Në jetën time, të vetmëve që iu kam marrë jetën, janë kecat, pasi keca kam pas rruajtur në fshat. Sa herë na duhej mish, therrnim kec dhe unë kam mësuar si ta rrjep.

Kjo dikujt i duket skandal, por në fakt kjo tregon sinqeritetin tim nga një anë, por dhe faktin që unë nuk jam i inkriminuar dhe nuk më zë ligji i dekriminalizmit, pais nuk kam bërë krime të tjera.

Përshembull, nëse do isha marrë me prostitucion, do t’i thosha “Ta nxjerr motrën në semafor”, ose do e shaja nga nëna, siç bën Mhilli.

Nëse do isha marrë me drogë, do i thosha, “do të bëj më keq se të kesh pi gjysëm kile kokainë”. E kam pas pa kur nxehet Albani. Po të kisha vra njerëz, do t’i kisha thënë “do ta bëj fytyrën si këpuca”, siç thotë Doktori. Nëse do isha spiun, siç më akuzojnë, nuk do t’i thosha “do të gjej ku je”, siç i kam thënë, por do t’i thosha “e di ku je” se kështu flasin spiunët.

Pra fakti që i kam thënë “do të rrjep si kec”, tregon të shkuarën time të pastër me kecat.

Nga ana tjetër, ky fakt tregon dhe një element të rëndësishëm të biografisë sime, që si ish- ministër i Brendshëm nuk kam bërë kërcënime, dhe nuk kam vra njeri.

Po qe se do të kisha vrarë dikë, do ta kërcënoja me fjalë të tipit “do të çoj atje, ku kam çuar shokët e tu”.

Pra, me gjithë këto përpjekje që po bëjnë për të më inkriminuar, është e qartë që unë dal sërish i pastër dhe origjinal, duke e kërcënuar me diçka të vërtetë që di ta bëj dhe që e kam trashëgim në familje.

Për këtë arsye jo vetëm që nuk kërkoj falje, por po ja përsëris atij qytetari, që nëse guxon të më padisë, do t’ia shes lëkurën për pesë lekë, pasi ta rrjep si kec.

Unë nuk jam njeri me dy fytyra, por jam njeri i vërtetë, që them atë që mendoj. Dhe në demokraci vetëm komunistët duan të të dënojnë për mendime ndryshe, pasi nuk u pëlqen metoda e hakmarrjes sime “me rrjepje si kec”, pasi ata i kanë me pushkatime dhe burgosje. Por unë i kam shpëtuar një herë pushkatimit, pasi tani do isha “varr pa emër”, siç ka thënë Strazo, dhe nuk janë të shqetësuar që nga “varr pa emër”, jam bërë njeri me emër”.

1 komente në “Flamuri shfajësohet për kërcënimin: Vetëm keca kam rrjepur”

  1. Nostradamus says:

    hahahahhahahahahha sa i madh ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje