Doktori sqaron grupin për Rajersonin: E dija që ishte agjent i Ramiz Alisë

16 Qershor 2016, 20:54Antena TEMA

Pas letrës së hapur të ambasadorit Rajerson, i cili iu bën thirrje publike deputetëve të PD të votojnë reformën në drejtësi, dhe të mos dëgjojnë vendimet e “udhëheqësve” të saj, grupi parlamentar i PD u mblodh i shqetësuar dhe kërkoi sqarime nga Doktori.

Doktori pranoi që takimi të ishte pak më i ngushtë se sa grupi dhe të sqaronte individë të veçantë.

Sapo filloi mbledhja, fjalën e mori Doktori.

“E di që jeni të tronditur, tha, por më duhet të bëj sot disa sqarime që nuk desha t’i bëj kurrë.

Gjëja e parë që kam dyshuar tek ai njeri qysh në vitin 1991, ishte se punonte për Ramiz Alinë. Kishte një simpati të pafshehur për të dhe siç më rezulton, ai ka qenë një agjent i tij.

I porositur nga Ramiz Alia që të ngjallte alergji në popull, sidomos tek e majta, ai mu ngjit nga pas në disa tribuna, që më bezdiste shumë. Të gjithë thoshin ai përfaqëson SHBA, por unë e dija që ai vinte të dëgjonte çfarë thoshim ne dhe ja çonte Ramizit.

Pastaj mu kundërvu mua me tezën që komunistët mezi pret t’i shikojë pa punë. Teza ime ishte “bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës”, ai mi ndau dhe i mi ktheu komunistët kundër.

Por kjo nuk ishte gjë fare. Më e rëndësishmja ishte arrestimi i Fatos Nanos. Ai erdhi në zyrë dhe më tha atë duhet ta arrestosh.

Unë kisha mëdyshjet e mia, pasi më kishin thënë se Ramiz Alia kërkon arrestimin e Fatos Nanos dhe rikthimin në krye të PS. Por duke ditur që ky ishte i afërt me Ramiz Alinë, e nuhata se po bënte punën e Ramizit. Por isha në pozicion të vështirë dhe nuk e kundërshtoja dot. Ja kam shpjeguar dhe Fatos Nanos këtë dhe ka pasur mirëkuptim të plotë. Dhe ai thotë që nga ty s’do më vinte e keqja kurrë, por arrestimin e kam nga Ramiz Alia dhe nga regjimi i Ridvan Bodes.

Tani të dashur miq, pasi e zbulova që bënte punën e Ramiz Alisë, i kërkova qeverisë amerikane të ma heqë. Në fakt ma mbajtën fjalën, ma hoqën, por siç ndodh rëndom, që atëhere deri tani, gjithë ambasadorët amerikanë që kanë ardhur, kanë qenë kundër meje, ose kanë ikur pa më folur me gojë. Mendoj se dhe këtu ka gisht Rajersoni.

Prandaj nuk është gjithçka ashtu si duket. Thirrja  e tij për të na përçarë dhe për të votuar kundër meje në Kuvend, është heqja e maskës dhe akti i fundit i besnikërisë së tij ndaj Ramiz Alisë, që ka vdekur. Por ai ta dijë mirë se deputetët e PD kanë vetëm një busull, vetëm një orientim, vetëm një shpresë dhe ajo është vota kundër reformës në drejtësi.”

-Jam plotësisht dakord, tha Kaç Islami. S’më ka pëlqyer asnjëherë ai njeri. Dhe mua donte të më arrestonte duke shpikur sikur unë kisha thënë “t’u thyejmë kafkat demokratëve”, d.m.th juve. A mund ta thoja unë këtë? Ja, ky ka shpifur!

-Më në fund na hape sytë Doktor, i tha Ruli. Të gjithë kemi dyshuar se çe lidh me ty atë njeri, tani e kuptuam që nuk ka asnjë lidhje. E dija që do vinte kjo ditë, kur Rajersoni të ishte me socialistët dhe Kaç Islami me ne.

3 komente në “Doktori sqaron grupin për Rajersonin: E dija që ishte agjent i Ramiz Alisë”

  1. LORA says:

    Nga sikleti ,jo nga lezeti,eshte edhe kjo piruete e mortjes shqup-se,,,,rul-fytyrberdunglla I ka vene vulen corbes .
    Falnderim autoreve te kesaj rubrike relaksuese.

  2. KORABI says:

    O Zot! Kur do ta hiqet mallkimi qe kemi. Kur dhe kush do te na shpetoje nga kjo e keqe qe po na bluan kockat? Kur do te shkojne dhe kush do ti çoje ne shtepine e tyre keto falanga antishtet ose shteti i te forteve dhe jo i arsyes.

  3. BASTARD, KRIMINEL, MASHTRUES, ANTIKOMBETAR, BENE CDO GJE QE TE SHKATERROJ SHTETIN SHQIPETARE DHE TE SHPETOJE BYTHEN E TIJ DHE SHPUREN QE KA MBRAPA PER KRIMET DHE VJEDHJET E PASURIVE KOMBETARE QE KQ BERE KETO VJETE TE DEMOSHKERDHTES BERISHIANE-SERBE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje