Deputetja seksi e PD, së bashku me dy kolege të saj, vendosën të vizitojnë Kullën e Doktorit, në vend të Shna Ndout, që zakonisht vizitojnë gratë e PD që nuk u del fati. Të treja shkuan deri tek kulla dhe kërkuan një guidë.
Pas pak mbërriti aty një komshi, fis i Doktorit, por që nuk është se e ka shumë qejf.
-Kena ardh me pa shtëpinë e Doktorit, i tha deputetja seksi.
-Vallai s’është veç e tij, po shifeni, se Zeni e ka bë të re tani, e atij quhet.
-Patjetër që nuk është vetëm e atij, tha deputetja, kjo është shtëpia e gjithë shqiptarëve.
-Jo mo krejt shqiptarëve, jo, po e fisit tonë po, tha kushëriri i Doktorit.
-Na trego ndonjë gjë, i tha deputetja, si e mban mend ti Doktorin këtu?
-Vallai unë se mbaj mend hiç, se kam qenë më i vogël, por më ka tregu vëllai i tij.
-Po çfarë bënte p.sh këtu ku jam unë, çfarë bënte Doktori kur ishte këtu?
-Aty ka pas qenë qenefi, i tha kushëriri. Aty bënte nevojat personale Doktori, si i thoni ju nga Tirana.
-Ua qyqja, sa e shëmtuar! Pse këtu ka dalë jashtë Doktori?
-Jo oj cuc, s’ka dalë jashtë, jashtë ka qenë qenefi, tha kushëriri.
-Desha të them, se si më duket që dhe Doktori është njeri si të tjerët, d.m.th që shkon në banjë, tha deputetja.
-Jo vallai, s’ka shku kurrë në banjë, veç aty ka qenë një pemë, e aty e bënte, tha kushëriri. Dhe ne i kemi pas thënë vendi i qenefit. Bile ka pas dhe një sherr, se shihte dhe të tjerë kur shkonin aty.. Le se s’po u hyjmë atyne gjanave.
-Ua, s’ka mundësi të jesh kushëriri i Doktorit ti, i tha deputetja. Po Doktori ka thënë që në vitin 1959 rrinte këtu në bahçe dhe dëgjonte këngë nga autoparlanti i fshatit. E mban mend ti?
-S’di ça të them për 1959, se kam qenë i vogël, veç di me thënë që dritat në fshat, kanë ardh më 1970 dhe autoparlant s’kemi pas kurrë, veç kur u themelu PD, që erdhi në fshat njëni me makinë me knu dhe e ndezi mes fshatit.
Deputetja seksi u vërejt prapë në fytyrë.
-Po mire, ku lexonte Doktori, ku e kishte bibliotekën?
-Vallai, më ka pas thënë vëllai që lexonte në Bjeshkë kur dilnin me dhen. Ka pas lexu shumë thoshte dhe ai. Në Bjeshkë lexohet mirë se qetësi.
-Po dhoma e gjumit e Doktorit ku është, tha deputetja.
-Vallai Doktori s’është martu këtu, se ka pas hy dhëndër në Tiranë, dhe s’ka shkel kurrë që kur u martua, nuk di ça sherri kan pas në shpi. Po as varret e prindërve si ka pa kurrë. Aty i kanë mbuluar ferrat. Më dha do lek Zeni t’ia pastroja para një viti, po si gjeta dot. Doktori s’ka pas dhomë gjumi. Ka fjet aty në shesh me të tjerët.
-Ua, si ka mundësi, tha deputetja seksi?
-Dalim një foto dhe e postojmë në Facebook ta shikojë Doktori, u tha dy kolegeve të tjera, dhe ta marrin vesh të gjithë, se Doktori nuk është vetëm tek beteja për reformën në drejtësi. Na ka dhe ne.
-Vallai bëni foto, po veç mundet me u marr inat, me e marr vesh që keni ardh këtu e keni fol me njerëz që e njohin, i tha kushëriri.
-Ik or ti se qeke socialist, i tha deputetja. Bën dhe si kushëri i Doktorit, kot.
-Vallai ne na ka kthy Doktori me zor në kohë të socializmit, se si dojshim shumë komunistat. Por si na ktheu ai pastaj na erdhi zor me u kthy prapë. Atij nuk i erdhi zor, u kthy.
ha ha sa gazetar kot qe eshte