Deklarata e Doktorit se Cana e bëri qëllimisht që doli me karton të kuq, ka shkaktuar shumë debate. Por kurioziteti më i madh vjen nga fakti se Doktori nuk e njeh futbollin dhe duhet gjetur kush ja ka shpjeguar atë. Biles dhe shumë militantë të PD janë tronditur nga kjo, pasi nuk dinë kë të zgjedhin mes Canës dhe Doktorit.
Pas kësaj vetë Zeni, që i shpjegon Doktorit rregullat e lojës, i ka shpjeguar Kunatit të Lulit, përse ndodhi e gjithë kjo.
“Po detyrohem të të shpjegoj statusin e babit lidhur me shitjen e ndeshjes nga Cana, duke bërë sikur mori karton të kuq.
E gjithë kjo nuk ka lidhje me ndeshjen, por me veprimet e papërgjegjshme të Lulit.
Babi ishte duke ndenjur në kolltuk, ndërsa ne po shikonim ndeshjen, kur postohet në Facebook një foto e Lulit me Nik Spahiun. Kjo e tronditi shumë babin. Ti duhet ta dish shpifjet që ka bërë Niku ndaj meje dhe sidomos tek çështja e Gërdecit, por dhe tek emërimet e disa gjyqtarëve në kohën që ai ishte në KLD. Babi nuk ja harron kurrë ato.
Kur pa Nikun me Lulin, u kujtua që ky Cana ka qenë në fillim me Aleancën Kuqezi dhe ka pas marrë pjesë në aktivitetet e saj.
Kjo gjë e tronditi shumë babin dhe ai nuk duroi dot.
-Ky nuk mund të shkojë në takim me atë Faqezi pa lejen time tha, dhe më urdhëroi mua të flisja me Lulin.
E mora Lulin në telefon dhe i thashë se ke bërë shumë gabim që u ule me Faqeziun, por ai mu justifikua se e kishte thirrur Ben Ristani, se e kishte shok dhe ja kishte bërë fakt të kryer. Pra sipas Lulit ai nuk ishte takim i qëllimshëm.
Kjo e tërboi dhe më shumë babin.
-Nuk e kuptoj këtë njeri tha. Unë e kam vënë kryetar partie, dhe nuk konsultohet dhe shkon merr mendjen e Ben Ristanit, që ja kam vënë nënkryetar partie që të mos konsultohet.
Dhe nuk e përmbajta dot pas kësaj.
Ai sulmoi Canën dhe pret që Niku t’i ankohet Lulit e pastaj Luli t’i ankohet Doktorit.
Të sugjeroj ta bëjë këtë sa më shpejt se ai kërkon të flasë patjetër me të. Kjo nuk ka lidhje me shitjen e ndeshjes, por me shitjen e PD tek Niku. Pres përgjigje sa më parë”,
I trembur nga emaili Zenit , Kunati i Lulit ja tregoi atë Rulit.
-Vërtet mendon Doktori që Luli e ka shitur partinë tek Niku?
-Jo, këtë nuk e beson ai tha Ruli , se Luli nuk ka çfarë të shesë, pasi se ka blerë akoma PD. Puna është që Luli ka bërë takim pa leje dhe kjo Doktorit i duket sikur ai kërkon patjetër të marrë një dënim nga Doktori, si puna e Canës që pastaj të justifikohet tek të huajt, që nuk kam faj për reformën në drejtësi, se jam zënë me Doktorin. Pra Doktorit i duhet Luli atje, i padënuar akoma para reformës.