Doktori shpjegon para grupit parlamentar, dobinë e reformës

14 Qershor 2016, 21:06Antena TEMA

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Doktori bëri disa sqarime rreth reformës në drejtësi dhe përse duhet votuar ajo:

“Të dashur deputetë!

Kjo reformë historike, e cila është një iniciativë e Partisë Demokratike, duhet të miratohet një orë e më parë, për t’i dhënë fund regjimit kriminal Rama- Rroshi. Më poshtë dua të jap disa argumente, përse duhet të miratohet.

E para, se Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur nga Edi Rama, ku kryeministri të mos të komandojë gjyqtarët dhe prokurorët. A keni parë dhe dëgjuar ju ndonjë herë, që unë si kryeministër të kem kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar? Kurrë! Kryeprokuror po. Ata normal që duhet të kenë punë me kryeministrin, sidomos kur janë lavire bulevardi dhe horra të lidhur me mafien. Por kurrë në asnjë rast të vetëm, nuk kam sulmuar asnjë prokuror apo gjykatës.

E dyta, a keni parë dhe dëgjuar të sulmoj unë apo ndonjë nga ministrat e mi, ndonjë president republike? Kurrë dhe asnjëherë!

-A i kam sulmuar unë?

-Unë po, se unë kam qenë i detyruar, se ai ishte një horr bulevardi, por stafi im kurrë. Ky pra e bën. I ka lëshuar gjithë njerëzit e vet në shpinë presidentit të nderuar Nishani.

E treta që dua t’u them, a keni parë ju të kritikojnë ministrat e mi ndonjë urdhër prokurorie?

-Kurrë dhe asnjëherë. Unë po, unë kam refuzuar të dorëzoj gardistët, se ata ishin zinxhir komandues i Gardës. Kurse këta o zotërinj, bënë namin pse u arrestuam zinxhirin komandues të përgjimeve. Natyrisht që nuk kundërshtuan, se nuk mund të kundërshtojnë, se nuk janë Sali Berisha, por po sulmojnë prokurorinë dhe gjyqtarin.

E katërta që dua të them, është se këta duan të bëjnë një reformë kundër SHBA dhe BE. Zoti Lu ma ka sqaruar shumë mirë, që kjo reformë është në dorën time dhe unë se kam pranue.

I kam thënë, jo zotëri, nuk duhet të jetë në dorën time, duhet të jetë në dorë të zotit Meta, por kemi kundërshtar Edi Ramën.

-Mirë më ka thënë, të besoj. Po e bëjmë kështu. Po vëmë një herë Ramën dhe Metën ta votojnë, meqë janë të vështirë, dhe ty po të lëmë për në fund.

-Dakord, i thashë, kështu e lëmë.

Së pesti, duhet ta votojmë këtë reformë javën pas Bajramit të Madh, pasi duhet të shtrojmë një drekë të madhe për suksesin që do arrijmë. Por, siç e dini, familja ime është në Ramazan dhe nuk i ftoj dot.

Së fundi, kam vetëm një problem që dua ta ndaj me ju. Kjo reformë duhet me u votue, pasi mua më kanë dhënë garanci se nuk do na prekë askush. Ua kam kërkuar këtë dhe diplomatëve amerikanë dhe atyre evropianë, dhe më kanë thënë që ne do të arrestojmë atë që na thua ti nga PD. Për këtë kemi rënë dakord. Prandaj mendoj ta votojmë, pasi nuk keni arsye të keni frikë jo prokuror special e jo Byro federale, pasi garanti juaj jam unë. Kush më tradhton mua pastaj, nuk mbaj përgjegjësi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje