Debatet e Rulit me Doktorin, mbi reformën dhe martesat e homoseksualëve

15 Qershor 2016, 19:17Antena TEMA

Ka pasur një debat të fortë mes deputetit Ruli dhe Doktorit në mbledhjen e grupit parlamentar, lidhur me reformën në drejtësi.

Dhe Doktori, dhe Ruli, janë kundër reformës, por arsyet që paraqesin janë të ndryshme.

Doktori: Edi Rama po na shtyn drejt vendimeve të forta, që do të shkrijmë parlamentin. Ne nuk do ta tolerojmë më! Ai po përpiqet të na zhburrërojë, të na bëjë si vetja, por ne nuk do ta lejojmë.

Ruli: Dhe unë jam dakord. E kam thënë që në fillim se jam kundër martesave të homoseksualëve. Të paktën jam kundër ta fusim në Kushtetutë. Le të martohen, të bëjnë ç’të duan në krevatin e tyre, por mos na bëjnë pis Kushtetutën.

Doktori: Nuk është ajo çështja kryesore. Po të ishte ajo, e kishim toleruar, por ka gjëra më të rënda se shitja e bythës.

Ruli: Unë gjë më të rëndë se kjo, që të fusim në Kushtetutë martesat gay, nuk shikoj. Ky është zhburrërim i të gjithë neve. Mendo që pas kësaj nuk do mjaftojnë sharjet, hajdut, kriminelë, vrasës apo çfarë nuk na kanë thënë ne, por do na thonë dhe b…q…

Këtë nuk e pranoj.

Doktori: Shiko, e vërteta është se Edvin Rama nuk na zhburrëron dot, por lëre atë punën e homoseksualëve. Shiko, ai duhet të zbatojë nenin 88, ndryshe ka për ta provuar burrërinë tonë.

Ruli: Doktor, unë them ta marim me qetësi. Nuk kemi pse prishemi me Perëndimin për nene që i kanë shkruar vetë ata të perëndimit, më mirë kapemi tek tradita shqiptare e burrërisë dhe mbrojmë bythën tonë në këtë rast.

Doktori: Jo zotëri, këtë se toleroj kurrë. Edi Rama nuk na zhburrëron dot.

Ruli: Po të paktën t’i ndajmë punët. Unë të sulmoj këtë nenin e martesave, ju sulmoni këto nenet e tjera të kontrollit të virgjërisë.

Doktori: Jo mo zotëri, se ti nuk e di mirë çfarë janë ato nene. Halli jot është pse shkërdhehen me ligj dy burra apo dy gra. Halli jonë është se ato nene shkërdhejnë gjithë pushtetin tonë. Dhe duan ta vënë në kushtet që arbitri do jetë i huaj. E kupton ti çfarë do të na bëjë apo jo?

Ruli: Aha, e kuptova. Unë paskam frikë nga një nen që na lejon të bëjmë seks sipas dëshirës, o me burra, o me gra. Ti paske frikë nenin e vetingut, që na përdhunoka dhe ta bëka me zor.

3 komente në “Debatet e Rulit me Doktorin, mbi reformën dhe martesat e homoseksualëve”

  1. mark says:

    Ha…ha..’Doktori’!!! Si mund te quash doktor nje k*qe gomari si Salihi??

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ne fakt punet e bythes i di Edvini me mire se te gjithe.

    1. Edison says:

      Pse e ke provuar ti plak? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje