Ja përse lojtarët tanë nuk ja vlen të fitojnë

19 Qershor 2016, 18:58Antena TEMA

Para se ekipi ynë kombëtar të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit në evropian, në adresë të tij kanë mbërritur një sërë mesazhesh nga politikanë dhe gazetarë.

Edi Rama: I nderuar De Biazi. Miqtë e mij futbollistë!

Sonte luani për qejf, se rezultati nuk ka rëndësi. Ju e keni fituar sfidën që kur arritët të shkoni në Francë. Sonte luani për qejf, krenar si gjithnjë, dhe mos e vrisni mendjen nëse fitoni apo humbni. Shqipëria ka nevojë t’u shikojë të qetë dhe të gëzuar. Golat nuk kanë rëndësi.

Lulzim Basha: Të nderuar futbollistë të ekipit kombëtar!

Ju jeni e vetmja humbje që na bëni krenare këto ditë, kur klika mafioze e Tiranës e kryesuar nga Edi Rama na ka nxirë imazhin në botë. Çfarëdo që të bëni ju, nuk e rregulloni dot imazhin e vendit, ndaj mos çani kokë për rezultatin.

Blendi Fevziu: Nuk ka fitore më të bukur se humbja juaj. Nuk ka lotë që të prekë aq shumë sa lotët e fëmijëve, kur humbisni ju, ndaj ne kemi nevojë të prekemi thellë. Nuk ka arritje më të madhe se sa fakti, që ju keni bërë me zemër një Shqipëri të tërë, dhe prapë ua ka falur zemrën. Ju jeni heronjt tanë, pasi po të mos humbisnit, nuk do ishit heronj, do ishit futbollistë normalë.

Shakohoxha: Nuk ka rëndësi humbje apo fitore, pasi siç dihet fitorja jonë më e madhe është arritur. Ne kemi transmetuar në Digitalb gjithë ndeshjet dhe kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë tonë. Sipas statistikave, stadium i Lensit ka pritur për herë të parë shqiptarë, ndërsa në stadiumin e Marsejës ka pasur disa herë shqiptarë që kanë ndjekur Canën kur luante me “Olimpikun”. Për Lionin nuk kam akoma të dhëna, por do t’i bëj publike sa t’i kem. Jashtë modestisë dhe unë kam hyrë në histori se jam komentatori i parë shqiptar që komentoj një Evropian, ndërsa çfarë është më e rëndësishme, kamera e “Supersport” është e para kamerë që është lejuar në bankinën e trajnerëve në një Evropian. Po ashtu një rekord i ri botëror është fakti që tifozët tanë nuk mërziten nga humbjet tuaja. Kjo po mahnit botën.

Genc Ruli: Gjitnjë kam ëndërruar të kem fat si kombëtarja jonë, që dhe kur humbisja të thërrisja fitore. Kjo është diçka e rrallë që e ëndërron çdo politikan. Ne në PD kemi traditë që  nuk njohim humbjet, por jo deri këtu, sa t’u gëzohemi atyre. Kur t’ia arrijmë kësaj dite, zgjedhjet nuk do kenë më rëndësi.

6 komente në “Ja përse lojtarët tanë nuk ja vlen të fitojnë”

  1. Qani bash balldema says:

    Epo te jete i biri botes jaq rrocke [email protected]? Po pse o Lulke politik po bejne djemte? Po ata si fitojne a humbin sot, ata imazhin ja kan ngriur Shqiperise aty ne France. Plasi syte o [email protected] se si po shkruajn mediat per djemte e per Shqiperine. Ptu rrace e felliqur, bure KURVE.

    1. George says:

      O Qani, nuk e ke kuptuar fare se përse bën fjalë shkrimi! Ato që thonë Rama, Basha, Fevziu etj nuk janë të thënat e tyre. Thjesht autori I shkrimit është përpjekur të vërë në gojën e tyre diçka që ai ka dashur të thotë duke përdorur stilin e secilit prej tyre. Kaq gjë ti duhet ta kuptosh…

  2. HERONJVE says:

    Bravo Cuna jeni HERONJ
    Nderuat veten dhe Kombin

  3. Drogman says:

    O qano eshte eshte vetem humor nga gazeta tema.nuk jane te verteta.

  4. daku says:

    Prekes, komenti i Rulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje