Partitë e vogla, paraqesin votën pro reformës dhe kushtet e tyre

17 Qershor 2016, 19:57Antena TEMA

Pas kërcënimit të Doktorit se po u ça opozita dhe të votohet reforma në drejtësi, ai do të djegw parlamentin, disa drejtues të opozitës në partitë e vogla, kanë shprehur qëndrimet e tyre pro dhe kundër reformës, duke vënë dhe kushtet e tyre.

I pari që foli rreth kësaj çështje ishte Dulja, i cili mbështeti tezën e Doktorit për vendet e rezervuara në emërimet e Këshillit të Prokurorisë dhe atë të Gjykatave.

Dule: PBDNJ është pro reformës në drejtësi, por nga ana tjetër ne jemi dakord me zoti Berisha, që duhen shpallur vendet e rezervuara për partitë politike në këto institucione. Meqë janë pak vende, PBDNj ofron votën e saj, brenda vendeve që i takojnë dy partive të mëdha, duke vendosur kushtet e saj.

-Kandidati të jetë grek, që mbështet PD, ose PS.

-Të nënshkruajmë një pakt për zgjedhjet e 2017, ku të lihet zonë e lirë Himara, për PBDNJ.

-Të ndalohet me Kushtetutë çdo proces gjyqësor ndaj një shtetasi shqiptar me origjinë greke.

-Bollano të shpallet i paprekshëm si një monument që rruhet nga drejtësia.

Ndoka: Partia Demokristiane është dakord me reformën në drejtësi dhe nuk ka problem me nenin 88 të saj. Ajo ka problem me nenin që garanton martesën mes të njëjtit seks.

Si një parti që mbështet vlerat familjare, Partia Demokristiane e kushtëzon votën e saj me votën kundër homoseksualëve. I rekomandojmë qeverisë ta ndajë këtë çështje nga reforma për drejtësi, pasi reforma në drejtësi vërtet është “një refomë që do bythë”, siç thotë populli, por nuk është një punë që bëhet me bythë.

Shehi: Vallai unë jam dakord me reformën dhe asnji punë nuk na prish, as si parti, as si individ, por s’ja kam ngenë këtyre sherreve me Lulin e Saliun, se aty s’di dhe me kë të flasësh mor vëlla. Por do punoj që të ketë deputetë të PD ta votojnë, se me këtë rast mund t’i zbojë Saliu dhe i marr në listë për zgjedhjet e ardhshme.

Mediu: Unë jam dakord me reformën dhe me nenin 88, por që ta votoj atë, dua garanci që partia që i jap votën, të më fusë në listë për deputet, dhe nga ana tjetër të më garantojë që tani e tutje nuk do tallemi më me pronat.

Agron Duka: Ne si parti agrare jemi dakord me reformën, por kemi dhe ne kushtet tona lidhur me tregun e luleshtrydheve dhe të rritjes së subvencioneve për fermat e pulave. Por kryesore është që qeveria të mos më dërgojë për ndërmjetës Narin.

Koço Kokëdhima: Unë vërtet jam brenda PS, por kam idenë që kjo reformë duhet bërë bashkë me Doktorin. Nuk e kam hallin tek konsesusi, se sa tek frika që kur të fillojë zbatimi dhe ta hanë këta tanët, të mos fajësojnë Ramën, por të thonë “fajin na e pati Saliu” dhe për reformën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje