Montazhieri dixhital i shkruan Doktorit: Mos u tërhiq nga droga e Këmishtaj

21 Qershor 2016, 19:32Antena TEMA

Pas polemikave që ka pasur në shtyp dhe në Facebookun e Doktorit për foton e rradhës së tij, të marrë nga interneti, ku ishte montuar tabela e Këmishtaj, montazhieri dixhital që i ka dërguar foton Berishës e inkurajon të qëndrojë.

I dashur Doktor!

I pashë komentet tek Facebooku yt, që të sulmojnë për montazhin e fotos.

Të lutem shumë mos u tërhiq. E vërteta është ajo që pasqyrove ti. Nga hetimet që unë kam bërë, del se fotomontazh është ajo fotoja tjetër. Ata pasi ke publikuar ti foton, kanë marrë atë e kanë ndryshuar, kanë fshirë fshatin Këmishtaj e kanë hedh në internet, kanë ndryshuar datën dhe duket sikur e ke vjedhur ti, dmth unë. Në të vërtet falsifikatorët e vërtetë janë ata.

Edhe argumentet që përdorin janë qesharake.

Argumenti se kanabisi është shumë i rritur sa një pemë, nuk qëndron pasi dihet se Këmishtaj është hambari I Myzeqesë dhe gjithë Shqipëirsë dhe aty rriten prodhimet bujqësore sa një pemë.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që këta rilindasit i përkushtohen me shumë zell punës, kur vjen fjala tek kanabisi.

Argumenti tjetër se unë kam hequr kokat e dy të huajve dhe kam vënë kokat e dy shqiptarëve, po ashtu nuk qëndron, duke u bazuar tek analiza trupore. Vërtet ky që njoh unë është i vogël nga trupi dhe nuk i përshtatet me kokën, por dihet botërisht, se në Myzeqe janë të gjithë të shkurtër dhe me kokë të madhe, kështu që fotoja është e vërtetë.

E fundit që unë kam si shqetësim është se ata duan të të deinkurajojnë ty, që të mos postosh më nga qytetarët dixhitalë. Por ti duhet të qëndrosh. Nëse opozitës i bie dhe qytetari dixhital, atëhere kjo është një dramë më e madhe se reforma në drejtësi të cilën kërkon të bëjë Edi Rama.

Të lutem Doktor, qëndro dhe vazhdo publiko qytetarin dixhital. Unë kam parë plotë njerëz të mençur që besojnë tek ajo. Kam parë Mul Nokën, Enno Bozdon, Aldo Bumçin, atë djalin e vockël Topallaj në Këshill bashkiak e plotë intelektualë të tjerë, që besojnë tek ajo. Qoftë dhe për ata ta vazhdosh këtë mison ja vlen. Mos u dorëzo. Përpara!

2 komente në “Montazhieri dixhital i shkruan Doktorit: Mos u tërhiq nga droga e Këmishtaj”

  1. Pc-900 says:

    Mooos Doktorrrr, se po ta fut.
    Janë këta rilindasit që po tallin trapin me ty o bacë, bëj kujdes.
    Po të dërgojnë ndonjë foto me femra lakuriqe…të lutem konsultoju me Zenin, se mos është Karmina, më fal Armina.
    Do na përfundosh me sy të nxirë si komandanti Gardës, apo si baba i Gjutës, se sypeshkaqeni për atë ruspien edhe të vret o bacë.

  2. Edhe une zoti Sali jam me ate dixhidalin tend. Une enjohe mire Kemishtajn . Aty rritet kanabsi jo sa nje peme do kudo ,po sa nje fik rrekez i madh. ke pare fik rrekez ti Sali ? E di nuk ke pare ,se andej nga ju nuk rritet. Sa per ate qe thot ai dixhidali nga Kemishtaj se Myzeqaret jane te shkurter e koke medhenj ,te ka gynjyr. Muzeqaret kane koke te madhe e pak te shkurter, jo trupin po comangen. Ke qef ta shikosh comangen? Po pate qef ta filmoj e ta dergoi une. Ai dicidali qe ta ka derguar pamjen do kete patur mendjen te comangja ,ndaj e ka ngaterruar. Pataj Ju e dini qe Kemishtaj ka marr rezultate te larta ne grure . Besoj se te kujtohet apo jo ? Ju u bete komuniste ,per hater te PPsh,ndersa Kemishtaraket rriten rezultain ne grure. Tani ju e tradhetuat PPSH , ne jo . Ndaj ai dixhidali te ka genjyer. Ka pare arat me perime e i kujton kanabis,sepse ashtu ta bene qefin ty….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje