Superdhëndri i rrëfehet Doktorit: Nuk gjeta bojë këpuce në "Duty Free"

25 Qershor 2016, 18:36Antena TEMA

Pas kthimit në Rinas, Superdhëndri dhe Gita udhëtuan drejt vilës luksoze në Lalëz. Doktori, që kishte marrë vesh atentatin qysh sa kishte ndodhur, po i priste zgjuar, duke shetitur buzë detit i vetëm.

Më në fund Superdhëndri mbërriti dhe i la fëmijët në oborr të vilës, duke ju bashkuar Doktorit në shëtitjen e tij.

-Çfarë ndodhi, i tha Doktori?

-Ishte situatë e vështirë, tha Superdhëndri. E pikasëm Taon duke bërë checkin-in e biletës dhe vendosëm t’i zëmë pritë. Gita, si eksperte ligjore, tha se duhet t’i zëmë pritë tek kafe “Lavazza”, pasi ajo pjesë është nën juridiksionin ndërkombëtar dhe nuk na kap dot policia italiane.

Pasi fiksuam vendin, na duhej bojë këpuce. Mua më ka mbet fiksim që ti i ke thënë Taulantit, “ta bëj fytyrën si këpuca” dhe mendova se po të gjeja bojë këpuce aty, do ishte ideale.

Kërkuam por në ato “Duty Free” aty nuk kishte. Unë bleva një hamburger të haja ndërkohë, se më mori uria, kur ai u shfaq në krye të korridorit. I thashë Gitës ma mbaj pak hamburgerin, se do t’i bie.

Por ajo në fakt u tregua burrneshë.

-Lere se do t’i bie vetë, tha, ti qëlloje me hamburger. Pastaj merr përsipër grushtin.

Dhe ashtu bëmë. Sapo ai u afrua, Gita e qëlloi me grusht, kurse unë me hamburger.

-Do ta bëjmë fytyrën si këpuca, qelbësirë, i thashë.

Ai u hutua dhe iku me vrap tek policia italiane. Ata kishin nxjerrë filmimin me kamera dhe erdhën na morën fotokopjet e pasaportave.

Gita u tregoi ligjin që ata nuk kishin të drejtë të hetonin në atë pjesë.

-Keni të drejtë, thanë, vazhdoni, zgjidheni në Shqipëri.

– Çfarë faktesh të tjera ka policia italiane, pyeti Doktori?

-Nuk kanë asnjë fakt, tha Superdhëndri. Është dëshmi komplet fallco. Tao është hutuar kur ka dhënë dëshmi dhe ka deklaruar se e kanë qëlluar dy burra. Që këtu bie gjithë dëshmia. E di gjithë bota që ne jemi njëri burrë, tjetri grua. Në deklaratë e ka dy burra, dhe i ka përshkruar njërin me hundë të gjatë si shqiponjë dhe tjetrin me hundë rrumbullake ….

-Shkëlqyer, tha Doktori. Keni ba një gja të madhe shumë. Tani nuk të kap ligji i dekriminalizimit. Përpara!

4 komente në “Superdhëndri i rrëfehet Doktorit: Nuk gjeta bojë këpuce në “Duty Free””

  1. Pc-900 says:

    Ha,ha,ha…..i madh fare Mero !!!

  2. Salihkari says:

    Po sikur kam degjuar se shurra argite eshte myslimane e devotshme, c’ne me hamburger ne ramazan. Hamburgeri eshte pjeserisht derr ne itali.
    Cfare ndyresire femer. Sa e shemtuar argjita.
    Sma ngren fare

  3. Populli. says:

    Qa me than qelbesirat bajn qef

  4. Populli. says:

    Qa me than qelbesirat bajn qef

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje