Pas sherrit në Kuvend dhe protestës së Doktorit, që protestoi pse nuk është zbardhur i plotë fjalimi i Palokës në Kuvend, Sekretaria e Kuvendit bëri zbardhjen e fjalimit, dhe e bëri atë publike për të qetësuar palët.
“Të dashur deputetë.
Po ju bëjmë një sqarim lidhur me pretendimin e deputetit Paloka, përse nuk i është zbardhur i gjithë fjalimi. Shqetësimi i tij se gjoja ne nuk kuptojmë gërmat e bashkuara “th” dhe “sh”, nuk qëndrojnë, pasi ne kemi specialistë që ja kanë marrë dorën prej kohësh.
Në praktikën tonë të punës, ne zbardhim çdo fjalim, ashtu si e thotë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me fjalimin e Palokës, por nëse do ta shikoni, e gjitha çfarë ka ndodhur është një aksident. Paloka ka përsëritur dy herë fjalimin. Arsyet pse e ka përsëritur janë të diskutueshme, por ne kemi një version tonin. Më poshtë fjalimin.
…Ti Edi Rama ta dith mirë, se ke ne kemi për të djegur mandatet, nëthe ti, tenton të bleth ndonjë deputet të opozitës.
Ti Edi Rama duhet ta dith mirë, se ne do të djegim parlamentin, e ta bëjmë shkrumb e hi, po qe se blen ndonjë mandat të opozitës.
Ti Edi Rama duhet ta dith mirë se ne do të bëjmë të dridhet toka nën këmbë, nëse ti do të bleth ndonjë mandat të opozitës. Kaq kitha për të thënë, e di vet ti ça të pret….
Pauzë.
Hyn në sallë Doktori.
Paloka e përsërit:
Po ta them dhe një herë…
…Ti Edi Rama ta dith mirë, se ke ne kemi për të djegur mandatet, nëthe ti, tenton të bleth ndonjë deputet të opozitës.
Ti Edi Rama duhet ta dith mirë, se ne do të djegim parlamentin, e ta bëjmë shkrumb e hi, po qe se blen ndonjë mandat të opozitës.
Ti Edi Rama duhet ta dith mirë se ne do të bëjmë të dridhet toka nën këmbë, nëse ti do të bleth ndonjë mandat të opozitës. Kaq kitha për të thënë, e di vet ti ça të pret….
Kjo është e vërteta e fjalimit që nuk kemi dhënë. Pra nuk e kemi zbardhur dy herë fjalën e tij, se menduam se ishte lapsus. Biles mes nesh pati dhe debate, nëse Paloka ishte i pirë, apo harroi çfarë të thoshte dhe përsëriti fjalën.
Por një kolegu ynë i vjetër na e zbardhi të vërtetën. Paloka ishte duke mbaruar kur hyri Doktori brenda. Sa e pa që hyri ai, e përsëriti dhe një herë. Dhe pastaj Doktori mendon se nuk ka dëgjuar pjesën e parë, Paloka mendon se nuk kemi zbardhur pjesën e dytë. Por në fakt kaq ishte gjithë fjalimi.
ju rafte e mira….. po pse talleni keshtu??? ai eshte gjynah
undefined