Edi Rama: Jam shumë i zhgënjyer që populli anglez injoroi editorialin tim në “Time-s”, si dhe thirrjen time që “e duam Britaninë në BE”. Kam frikë se Shqipëria luajti një rol negativ në këtë çështje, pasi shumica e votuesve u trembën ngaqë u bë temë debati që Anglia dhe Shqipëria do jenë bashkë në BE. Nëse kjo do provohet, ndjehem thellësisht i lënduar për dy arsye: E para, se ata njohin Shqipërinë e Sali Berishës, jo Shqipërinë e Rilindjes, dhe e dyta, ne jemi gati të mos hyjmë në BE, boll të mos dalë Britania e Madhe.
Lulzim Basha: Mendoj që është një vendim historik dhe i denjë për një popull si anglezët, të cilët nuk mund të durojnë këshillat që u jep Edi Rama. Qeveria shqiptare është përgjegjëse për këtë vendim, por nga ana tjetër ky është një leksion i fortë për ata që duan të na bëjnë presion për të miratuar reformën në drejtësi në emër të futjes në Europë. Ne nuk mund të votojmë një reformë, që në vend të na fusë në Europë, na fut në burg. Tani Europa është një shtëpi pa dyer ku të gjithë duan të ikin, ndërsa Edi Rama do të na fusë në burg, duke na gënjyer që po na fut në Europë.
Ilir Meta: Unë mendoj që kjo punë duhet marrë me qetësi. Kjo puna e referendumit të Cameronit është si puna e reformës në drejtësi të Edi Ramës. Ai e bëri për të forcuar pushtetin e tij dhe shkatërroi Britaninë. Dhe Edi Rama e nisi për të forcuar drejtësinë dhe po prish qeverinë.
Vangjel Dule: Kjo është një ditë e madhe. Edhe qeveria shqiptare duhet të lejojë referendum në zonën Sarandë- Gjirokastër, nëse ata duhet të jetojnë me Greqinë apo Shqipërinë. Anglia e dha leksionin e demokracisë.
Shpëtim Idrizi: Ne jemi nisur për në Qafë Botë të përkujtojmë 27 Qershorin, ditën e genocidit grek mbi popullsinë çame. Meqë Europa shkoi për lesh, po vazhdojmë rrugën në Qafë Botë e po shkojmë tek shtëpitë tona. Pastaj po i fusim një referendum, a do ikim më andej apo jo. Vetëm se referendumi për të ndenjur në Greqi duhet të bëhet në Shqipëri, se vetëm ashtu fitojmë.
Sali Berisha: Nëse në vitin 1990, unë isha i pari që thirra “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, tani jam i pari që dua t’u bëj thirrje shqiptarëve “Ta bëjmë Shqipërinë si Britania”. Ne nuk kemi më punë me Bashkimin Europian, që përfaqësohet këtu nga një femër si Vlahutin, dhe as me SHBA që përfaqësohet nga një kinez. Ne jemi me Britaninë e Madhe. Jemi vend sovran, askush nuk mund ta në detyrojë të votojmë gjëra që nuk i duam, siç ka thënë dhe zonja Topalli.
Donald Lu: Jamd dakord me Sali Berisha. Dhe unë them të imitojmë Britaninë e Madhe. Ta miratojmë reformën në drejtësi me referendum.