Pas përplasjes që Lulit i ka ndodhur me SHBA për punën e reformës në drejtësi, Fatja vrapoi në selinë e PD. Është koha e artë për t’u bërë i dobishëm.
-Mos u shqetëso, tha. I kam rregulluar unë punët në Uashington.
-Si i ke rregulluar, i tha Luli? Mua më mori Viktoria, tha do vijë në Tiranë.
-Le se nuk e pyet njeri atë. Kam fol unë me Xhonin, është ai prifti që kemi takuar atëhere kur shkuam tek Mëngjesi i Lutjeve.
-Po nuk është punë priftash kjo, tha Luli.
-Po prit, se ai njeh njërin, që ka pas gruan pastruese tek ato rezidencat e priftërinjve, i cili është bodigard i Kerrit. I kam çuar një email dje, ja ka printuar ai asaj gruas, ajo gruaja ja ka dhënë atij burrit, ai tani është bodigard i Kerrit. Po Kerri qenka jashtë dhe ky është bodigard vetëm kur është në Amerikë. Më tha mua, sa të vijë Kerri, ja lë tek makina dhe e lexon. Po e mori Kerri në dorë letrën, e fituam betejën.
-Sa ditë vonon Kerri jashtë, pyeti Luli i dëshpëruar?
-Besoj dy ditë. Nuk rrinë më shumë se dy ditë ata.
-Duhet gjetur dhe ndonjë lidhje tjetër.
-Kam gjetur dhe një tjetër, i tha Fatja. Është ai miku im në Uashington që ka një dyqan rrobash, që mban fotografinë e Klintonit dhe timen. Ja atje e kam blerë këtë golfin. Dhe këta xhaketën e kam kap me 50 për qind ulje. I çova dhe atij një email, i shpjegova punën e nenit 88 të Komisionit të Venecias. Mu duk se e kuptoi. Ai thotë që çdo fundjavë Hillari shkon aty për ndonjë pazar, se ka fotografinë e burrit në dyqan. Po erdhi këtë javë, tha, po ja jap letrën tënde.
I thashë do të jem shumë mirënjohës po e bëre këtë.
-Na duhet dhe ndonjë më i fortë, tha Luli. Kam frikë se do vonojnë këto gjëra Duhet një gjë urgjente ta frenojmë këtë Lu.
-Kam dhe një variant tjetër, i tha Fatja. Një nga ata miqtë e mi shqiptarë aty, ka takuar një herë në darkë në Teksas vëllain e Obamës. Ka një lokal me femra ai. E kishte njohur dhe e kishte ftuar në lokal. I kishte gjet një të mirë. Ai i ka dhënë numrin e telefonit. Ti bëj një telefonatë sot, ndoshta i fusim vëllain mik dhe po arriti ai t’ia çojë Obamës nenin 88, këta morën fund. Lu njëherë, ikën i pari.
-Po provoje një here, tha Luli i pezmatuar. Po më duket si pak e vështirë. Nuk di as sa vëllezër ka ky Obama.
-Këtë vëlla e do, se i ka thënë atij mikut tim, që e do shumë këtë vëlla. Se e ka vëlla vetëm nga babai.
-Po mirë provoje një here, tha Luli. Duhet të marrim masa të bëjmë gjithçka. Dhe këta tre kongresmenët më kishin shkruar sot dhe donin të dinin përse i kishte falenderuar Bykykbashi, se i kishin thirrur në telefon nga Departamenti i Shtetit dhe ata ishin të paqartë. “Ne nuk kemi qenë kurrë ne Venecia, çfarë na keni ngatërruar”, më tha mua.
-I thashë mos u shqetëso, s’ka lidhje me ju, ka qenë një deklaratë për konsum të brendshëm. U qetësuan, po prapë ishin të paqartë përse ishte fjala.
-Po u bë puna keq, po nisem unë vetë në SHBA, tha Fatja. Kam besim se e përmbys situatën. Kam dhe shumë milje në “Delta”, më takon një biletë biznes klas falas, po i kam me mbiemrin Medihoxha miljet, dhe më digjen, se s’ma mban ta përdor më atë pasaportë. Po ska gjë se po u them çunave të më presin biletën. Duhet ta bëjmë se s’bën si duhet këtë reformën.
Pse e perzjeni Fate Velen ne kete mesele ? Nuk e kuptoj
Zemra sta prek njeri velen, e ka fjalen per dashnorin e eli fares.
Sbehet fjalë për Velen,por për mediun,es kështu ka qef ta perkedhelin.
Ps Mero, e kupton mire muhabetin e miljeve te delta airlines.
??????