Shqipëria në festë. Domethenë Tirana. Më saktë qendra e Tiranës. Dhe jo gjithë qendra, po bulevardi kryesor, ku lëvizte autobusi i futbollisteve, që arritën të bëjnë një gol në Francë dhe u kthyen si heronj. Ata të shkretët bënë ç’mundën, dhanë maksimumin dhe nuk e ndjenin veten se kishin bërë ndonje akt historik. Po qeveria nuk mund ta linte vendin pa heronj. Si dikur, kur Shkurte Vata u shpall heroinë vetem e vetem te ngrihej peshë Dukagjini dhe të gezohej mbare atdheu. Qe i ziu populli te mos merrej me hallet e tij të perditshme, po të festonte dhe ai, bashkë me Udhëheqjen.
Kryeministri ynë i ngeshëm e nisi diten duke pritur avionin me futbollistët në aeroport, pastaj i shetiti neper rrugët e Tiranes, me tej i priti në selinë e qeverisë dhe në fund hengren darken se bashku. Ku mbajti dhe tre fjalime për sukseset e sportit tonë, per arritje historike dhe natyrisht për kujdesin e vazhdueshem të Partise per futbollin, se sportet e tjera nuk zihen në gojë. Nuk e di ç’protokoll do të ishte rezervuar, nese do bënim dy gola, apo të fitonim kupën. Se në histori hymë me nje gol, ç’na duheshin golat e tjerë dhe aq me tepër kupa. Se historinë e shkruajme vete ne perdite.
A nuk ishte historike dita qe ish -kryeministri histerik çoi kërkesën për t’u pranuar në Evrope? Feste e madhe në sheshe e rrugë. Sa ditë historike na janë bere, nuk mjafton nje kalendar, jo…
Në të vërtet festa filloi që kur u kualifikuam per evropianin. Pastaj festuam mbërritjen e skuadres sone ne Itali. Qe andej i percolli vete kryeministri, duke mbajtur dhe nje fjalim prekes. Festuam edhe kur vajten ne Vjene, ku ndoqem drejtperdrejt viziten e tyre ne muzeun e qytetit, na u mbushen syte me lote nga gëzimi kur ata djelmoshat u betuan para perkrenares dhe shpates origjinale të Skenderbeut, se do te luftonin si Ai kundër osmaneve, dmth, kundër evropianeve. Festuam edhe kur humbem me dinjitet ndeshjen e parë, feste e madhe edhe kur humbem ndeshjen e dytë. Kur u bë goli në ndeshjen e tretë brohoritëm nga gezimi. E ndersa skuadra ishte akoma në Francë, këtej vazhdonte festa në çdo rrugë e rrugice te Atdheut tone te dashur.
Qe gezojnë shqiptarët për skuadrën e tyre modeste, kjo është normale. Madje në Francë sportdashëshit shqiptarë treguan një nivel të lartë kulture, aq sa detyruan vendasit dhe mbarë boten sportive të kthenin sytë nga Shqiperia, e panjohur për një palë, ose e njohur keq nga një palë tjetër, të respektonin mënyrën e shprehjes së entusiazmit të tyre. Kam qëlluar në rrugët e Lionit dhe kam parë vetë festimet e tifozëve, duke lënë të habitur francezët. Isha në një kafene me dy fancezë, të cilët gati u përlotën kur dëgjonin në kor thirrjet “O sa mirë me kenë shiptar”. I pyeta pse u emocionuan kaq shumë dhe më thanë “po ne që jemi francezë cfarë të bëjmë? Na vjen keq që lindëm në këtë palo vend…” I ngushëllova, s’ke c’i bën, mos u mërzisni, se nuk keni patur fat”
Se desh harrova. Festuam edhe kur ata djemtë e kombëtares, të raskapitur tërë ditën, vinin gishtat mbi letrat për pasaportë diplomatike, që nuk ishin thjeshtë firma, po vetëtima në retë e qiellit shqiptar plot suferina…
Një burrë iu hakërrye gruas që i kërkonte cfarë do hanin në darkë; nuk e shikon që kemi festë moj dreq, ti do të hash darkë. Dy burra të tjerë ishin ulur në klub dhe po bënin muhabet për shtatë palë qejfe:
– Ore, s’të pyeta, ku e ke vajzën?
– Në Itali, është rregulluar mirë. U fejua me një italian, e festuam familjarisht. Pastaj u nda me të dhe gjeti një italian tjetër. Bëmë dasëm dhe festa vazhdoi tre ditë. Ky italiani i dytë e keqtrajtonte dhe ajo e ndau, se e kam vajzen me namuz. Festuam dhe ndarjen, që vajza shpëtoi nga ai maskara. Ore, s’të pyeta, edhe ti vajzën në Itali e ke, si është?
-Edhe imja kurvë është, po nuk e festojmë kaq shumë, i tha tjetri.
Hahahahaaaaaaaa. Tamam.
Mo u merzit i tha labi lalucit. I ka jeta kto.
I kujt eshte ky shkrimi se na menderosi fare.
Egnatia, me vjen keq qe nuk e ditke autorin.
Ky shkrim eshte i atij qe, edhe kur nuk feston dhe gezon ido me shqiptaret, prapseprape, nuk rri kit por dhjetra mbi ta.
Edhe ky i ka femrat e shtepise kurva, vecse jo ne Itali, por ne Shqiperi dhe ja u mban vete llogarite e te ardhurave.
Ahaaaa ahaaaaaa e forte fare
qe artikullshkruesi eshte injorant futbolli eshte e dukshme, ai dhe te tjere do ikin nga kjo bote dhe shqiperia nuk do e kape me kete sukses, vetem po u bo europiani me 64 ekipe, jane gjera qe te ndodhin 1 here ne shekull.dhe gjithe injorantet tani qe ndodhi thone sikur cfare beme, edhe pse asnje nuk e conte ndermend 2 vjet me pare.
eshte njesoj si lazarati, asnje nuk e prekte per 23 vjet, ishte shtet Brenda shtetit, tani qe u zhduk nga lista e cannabis, thone sikur cfare bête, thjesht sepse ndodhi dhe eshte realitet, une jetoj ne usa, dhe pas ndeshjes me coj mesazh nje koleg nga gana qe e njofta vetem 1 dite me pare, ” congratulation for your win”, dhe ai nuk njeh asnje lojtar shqiptar, vetem e pa ndeshjen ne ESPN,
si perfundim by injorant tendencioz
I honshi karin Edi Ramës o bythëqir !
Ja dhe nje kokpalare gay..
Hahahaha, o Mero, kjo ishte e modhe fare !!!!!!!!
e njoh kete dore, ka dy djem dhe eshte me mjeker. hahahaha njesh eshte, i madh.