Kishte tre vjet qyshkurse jetonte me Doktorin tek ajo vilë dhe ai mëngjes dhe darkë nuk e ndante superdhendrin nga vetja sa herë që dilte.
Njerëzit mendonin se Superdhendri nuk i ndahej Doktorit nga adhurimi që kishte për të. Por pas ngjarjes së Romës, u zbulua sekreti. Doktori e paska superdhendrin si bodigard. Dmth ai është i vetmi që ja njeh cilësinë e të qenit një boksier profesionist.
Ndaj sot në mëngjes Superdhendri ishte në dilemë, nëse ai do ta thërriste para se të nisej, apo jo.
Doktori u zgjua në orën e duhur, u ul, hëngri mëngjes, veshi kostumin sportiv dhe befas ngriti kokën nga cepi i verandës, ku e pret çdo mëngjes dhe mbrëmje Superdhendri.
-Gati i tha.
-Superdhendrit ju duk sikur i falën botën.
-Gati jam, i tha. Po të prisja.
U nisën të dy në heshtje. Supërdhendri ishte në siklet të hapte bisedën i pari dhe po shpresonte se do takonin dikë rrugës dhe do shkëmbenin ndonjë fjalë. Pas pishës së pare u shfaq Mul Noka. Ai e di fiks orarin kur kalon Doktori dhe bën sikur i bie rruga çdo mëngjes dhe mbrëmje kur është aty.
-Epo shyqyr, tha me vete Superdhendri. Po bëjmë pak muhabet me Mulin. Aq më tepër që dhe ai e ka inat Taon.
Por sa u afruan, Muli u zhduk pas pishave. Superdhendri po kërkonte me sy por asgjë.
-Mu duk mua apo ishte Mul Noka, i tha Doktorit me ndrojtje.
-Zakonisht këtu e shoh tha ai , por tani nuk e pashë.
-Çudi mu duk sikur ishte, po se nga u zhduk tha Superdhendri.
Vazhduan prapë pa folur një copë rrugë, derisa Superdhendri dalloi Jozin. Dhe ajo zakonisht shëtit me qenin në këtë rrugë kur kalon Doktori dhe përshëndeten.
-Të paktën kjo ka për të më lavdëruar, tha Superdhendri dhe po mendonte skenarin e bisedës.
-A ma ta lumtë ajo dorë, sa mirë ja ke ba atij zheleje…psh…. Ky ishte një variant. Tjetri ishte. “Bjere me ta puth atë dorë…” Për këtë kishte pak dyshim nëse e përmend fjalën puthje në sy të Doktorit. Ndërsa po mendonte diçka tjetër ngriti kokën ta shikonte ku ishte.
Jozi ishte zhdukur dhe ajo pas pishave.
-Ej zot tha me vete. Këta sikur i përpijnë pishat. Vazhdoi të ecte me Doktorin pa folur. Nuk ja mbajti ta pyeste dhe për Jozin, se do ti dukej i çmendur.
Befas u shfaqën ata kalamajtë që i ngrejën grushtat Doktorit. Për herë të parë ju dukën të dobishëm. Së paku do shkëmbejmë një fjalë tha.
Por dhe fëmijët për çudi sa panë Superdhendrin ja mbathën pa ngritur grushtat.
Superdhendri filloi të shqetësohej.
-Çi ka gjetur që më tremben mua tha. Dhe sot që kam kaq shumë nevojë.
Befas u shfaq para Enno Bozdo me dy n.
Superdhendri nuk e la të ikte.
-Ku je mo Enno, i tha. Ke shkëlqyer këto kohë.
-Le le, tha Enno i skuqur. Atë që bëre ti se bëjmë dot, dhe ja mbathi dhe ai me vrap.
Doktori e pa dhe nuk i foli.
Superdhendri u vu sërisht në siklet.
Nuk dinte si të sillej.
Hodhi sytë nga deti. Ju duk një hije si Ben Ristani.
-Ben Ristani është ai, i tha Doktorit dhe tregoi me gisht.
Sapo Doktori ktheu kokën, Ristani u zhyt në ujë.
-Si ai dukej,- tha Doktori, dhe vazhdoi të ecte.
Kështu e mbyllën shëtitjen pa bërë thuajse asnjë bisedë.
I mërzitur nga çfarë kishte ndodhur, mori në telefon Rulin, pasi i njeh mirë huqet e deputetëve të PD.
-Desha të të pyes, tha, a e di ti, a ka ndonjë deputet të PD këtu në Lalëz, nga këta që kanë shtëpi, se nuk na zunë sytë asnjë gjatë shëtitjes me Doktorin.
-Atje i ke të gjithë, i tha Ruli, por kanë frikë të dalin shtetitje kur del ti me Doktorin. Nuk janë mësuar akoma me idenë që ti rreh njerëz. Kishin idenë që ty në Familje vetëm të rrihnin.