Superdhendri kërcënon Vlahutinin: Shihemi në aeroportin e Brukselit!

29 Qershor 2016, 21:26Antena TEMA

Pas lajmeve se Vlahutin ka takuar drejtoreshën e Tatimeve për të pyetur për bizneset e familjes Berisha, superdhendri u ul i mllefosur dhe i bëri një status kundër ambasadores.

“Kam dy fjalë për atë kokëkuqen që hiqet si ambasadore.

E para që je shërbëtore e komunistëve, duket nga ngjyra e flokëve Ti mund ti lyeje flokët dhe blu po të ishe me PD, ose ti mbaje neutrale nëse doje të ishe ambasadore. Por ti për karshillëk i ke lyer me të kuq, për të na bërë karshillëk të gjithëve.

E dyta dua të të them se unë dhe gruaja ime jemi të papunë që nga viti 2008, pasi babi na tha ti mbyllim NIPT. Që atëhere kam kuptuar se të bësh biznes pa NIPT në Shqipëri është shumë më mirë se me NIPT. Po më vjen keq për ty që të keqinformojnë dhe lodhesh kot të kërkosh bizneset tona. Ne kemi ndihmuar njerëz në nevojë dhe halle dhe ata kanë paguar sipas mundësisë që kanë pasur. Mendo që ne kemi pasur tarifat më të ulta në treg, vetëm tre për qind për feee sukses.

E treta dhe më e rëndësishme është që mua, gruan time dhe kunatin tim, më lehtë na gjen ndonjë fatkeqësi nga atentatet që janë shtuar në aeroporte se sa nga ty. Ta dish se ne çdo fundjavë jemi në udhëtim dhe një ditë do të ndeshemi me ty në ndonjë aeroport. Shpresoj të ndeshemi në Bruskel. Po na dole para ta dish mirë se do ta pësosh me keq se Taulant Balla. Në këtë rast, e para do qëllojë Gita me grusht kurse unë me hamburger, se nuk ma lejon edukata të vë dorë mbi gra.  Ndërsa vajza do filmojë e ta fusim në Yuotube. Dhe po na ndaloi policia do t’i themi që jemi në zonë ndërkombëtare s’kanë të drejt të na ndalojnë. Dhe po na shpallën në kërkim ikim në Angli, atje nuk keni çfarë na bëni. Por ta dish mirë se këtë që po bën do ta pësosh.

Ti nuk na tremb dot ne, në shtëpinë tonë.

Në fund dua të të kujtoj se ne kemi vendosur t’iu shpërblejmë për presionin që po na bëni, duke jua bërë makth udhëtimet me avion. S’është gjë fare ISIS se çfarë kemi vendosur t’u bëjmë kudo që t’u gjejmë. Do t’u gjuajmë me çfarë kemi në dorë në çdo aeroport, që të detyroheni të ikni me rrugë këmbësore për pushime. Nuk do të g jeni qetësi derisa të hiqni dorë nga planet kundër nesh, deri sa të zbatoni nenin 88 të Venecias, që garanton pjesën tonë. Vetëm ai mund të sjell paqe mes nesh. Superdhendri”.

6 komente në “Superdhendri kërcënon Vlahutinin: Shihemi në aeroportin e Brukselit!”

  1. Anila says:

    Keta qenkan bere per tu lidhur te gjithe. . E kane hak burgun. . ?

  2. Elona says:

    Race e felliqur paske qene mor dhender do nxirni edukatet tuaj ne pah ja nga jemi idheheq kaq vite,sa ler ate se ca do i besh ajo te treth se dine te gjithe se je i tredhur

  3. Shoku Rrok i Druve-Londër says:

    Shume, shume e bukur!Paralelizem sinjifikativ qe inspirohet nga “direktiva” e Babait, “do t’ua bejme me keq se me 21 janar”. Ata e kane strategji kete, qe rrenjet i ka ne deklarimin e kryekriminelit Sali Berisha ne Laprake (korrik 1999, poszgjedhje politike, miting, “kinostudio” e Sali Berishes me te ardhur nga shpellat, kriminele te liruar nga burgjet etj): “Do t’ua ngrij buzeqeshjen ne buze!”

  4. arjani says:

    Behu burre dili perpara jo si kalamajte qe”po dole nga lagjia ime ta tregoj une ty”burracak

  5. Eva says:

    Mos eshte artikull ironik i Teme-s se nuk ka mundesi te jete i vertete

  6. Bobo CNA gjeti says:

    Ironi,,, eshte artikull normal o njerez,aman ,,ju lutem para se te publikoni komentet KUPTONI CFARE DO TE THOTE ?????? ??????? ?????,JENI 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje