Kunati krijon katër “ilahi” të reja në Kuran

5 Korrik 2016, 20:03Antena TEMA

Kunati po përgatiste daljen e Lulit për festën e Bajramit dhe i lindi ideja që të fuste në të vargje sikur ishin “ilahi” të nxjerra nga Kurani, që kanë lidhje me reformën në drejtësi. I hodhi një sy Kuranit, por nuk gjeti gjë. Atëhere vendosi të krijojë ca vargje që të dukej sikur ishin disa “ilahi” nga Kurani, por nëse bëhej debat të thuaj që i kishte dëgjuar nga një hoxhë. Dhe ja nisi punës.

 

“Sa herë rrugën na e presin dhe qëllojnë mbi ne,

Është Ai që rrugën tona na e ndrit

I pamposhtur dhe i palodhur nga plagët dhe betejat

Çdo ditë nga e para rrugën e nis.

 

Sa herë duan të na mbysin të ardhmen tonë

Me vargonjë të na e marrin Lirinë,

Është ai që nuk mposhtet nga asnjë presion

Dhe ashtu i kërrusur dhe i paepur na prin

 

Në mesditë kur shndërrin dielli, apo natën kur errësira bie,

zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty  nuk është,

e patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon,

e zoti bujar do të jetë me ty, e ti i kënaqur

 

Ndaj mos kërkoni të na rrethoni me të dërguarit tuaj

Allahu ka dërguar veç atë për ne

Kush ngre dorën pa leje, dorën i presim

Dhe kush del nga rreshti, pa këmbë do ta lej.”

 

Pasi i bëri katër strofa të cilat Luli do t’i lexonte si vargje të Kuranit, vendosi të bëjë një test dhe ua dërgoi disa deputetëve të PD, nëse do t’i njihnin apo jo.

Ua dërgoi vjershën me shënimin: Këto janë disa “ilahi” nga Kurani, që do lexojë sot Luli për “Ditë të Bajramit”.

Si ju duken, a kanë lidhje me aktualitetin dhe reformën në drejtësi?

E para u përgjigj deputetja seksi e Cërrikut.

-Ua, një mrekulli! Kurani duket sikur është shkruajtur për Doktorin. Duket që është i dërguar i Zotit . Po të shkosh tek Kulla në Viçidiol të jepet kjo ndjesi.

I dyti u përgjigj Alibeaj.

-E njoh mirë Kuranin, se kam studiuar në Libi. Këto katër strofa më patën pëlqyer shumë dhe kanë qenë frymëzimi im që kalova nga teologjia në drejtësi. Shkojnë shumë.

I treti u përgjigj Ed Halimi.

– Unë se kam lexuar Kuranin, se më kanë thënë që është i vështirë. Po ta dija që qenka shkruar për Doktorin, do ta kisha lexuar. Do filloj që sot.

Në fund u përgjigj dhe Ruli.

-E bëre që e bëre o Luli, të kishe shtuar dhe një “ilahi” për nenin 88, se këtë pjesën për ambasadorin Lu, mirë e ke bërë.

1 komente në “Kunati krijon katër “ilahi” të reja në Kuran”

  1. Pejgamber Shejtani says:

    Ilahija e fundit e kuranit,:’ Te gjithe myslimanet e mire ne Shqiperi deri ne vitin 2050 nuk do te marrin pushtetin por do tua lene vellezerve te tyre kristiane shqiptare se Evropa dhe Amerika i ka me qejf.
    Saliu do te jete pejgamberi i fundit kryeminister ne Shqiperi per kete gjenerate.
    Zeni si mysliman i mire do te dorezoje 90% te pasurise per te varferit.Luli te shkoje ne Hollande te behet i krishtere dhe te vije te konkuroje per KM.
    Allahu e mirepret Salihin ne boten ku jane te gjithe kamikazet e xhihadistet e vrare se vazhdojne te luftojne edhe ne kete boten tjeter.
    Jane luftetare te perjetshem, e nuk do prehen ne paqe asnjehere.
    Bismilah rahmani rahim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje