Edhe pse shumë njerëz nuk kanë shpresë se hajdutët e Rinasit do të kapen, policia po punon për një skenar që synon kapjen e hajdutëve, duke shfrytëzuar kontradiktat mes tyre.
Sipas burimeve të sigurta nga policia, hajdutë të këtij niveli janë dembelë dhe përtojnë të numërojnë paratë e vjedhura. Ata veprojnë sipas një praktike të njohur. Pasi vjedhin paratë, shkojnë në bazën e tyre ku i fshehin, largohen andej, shkojnë në një apartament, ndezin televizorin dhe shikojnë lajmet për të kuptuar sa para kanë vjedhur.
Duke ditur këtë zakon të tyre, policia ka krijuar një skemë për të përçarë hajdutët.
Ajo nuk i ka kapur ata, por i ka lënë të lirë deri sa të shkojnë tek baza e tyre. Aty është dhënë goditja e parë. Lajmi ishte se u vodhën 200 mijë euro.
Të tre hajdutët në këtë rast duhet të ndanin nga 70 mijë euro.
Siç ishin të mërzitur, ata filluan të pijnë birrat që kishin në frigorifer, kur befas lajmet thanë se ata kanë vjedhur 10 milionë euro. Në shtëpi shpërtheu gëzimi dhe komshinjtë kanë raportuar për festën që bëhej nga fqinjët e tyre hajdutë.
Por policia nuk është nxituar. Ka vazhduar t’i peshojë hajdutët më tej.
Ajo ka dhënë njoftimin se për ata që informojnë, do të jepen 30 mijë euro, ndërkohë që hajdutët ishin duke ndarë nga 3 milion e 300 mijë euro secili. Kjo dukej pak e pabesueshme.
Pasi kaloi dy orë, policia ndryshoi skenar dhe tha se ishin vjedhur 3 milion euro. Hajdutët këtu u bënë më seriozë, panë njëri- tjetrin në sy dhe filluan të ngushëllohen se nuk ishte pak një milion euro. Fqinjët raportuan qetësi dhe zëra më të ulur tek apartamenti ku fshihen hajdutët.
Pastaj erdhi lajmi i fundit. Policia tha se shuma e vjedhur shkon afërsisht 1 milion euro, që i bie nga 330 mijë euro secilit. Këtu janë ndërprerë njoftimet për shumën. Fqinjët kanë raportuar fillim sherri brenda apartamentit, zëra të ngritur, herë herë dhe ulërima të tipit “A të thashë numëroji!”
Hajdutët e izoluar në shtëpi, i kanë larg thasët e tyre dhe nuk i numërojnë dot. Ata jetojnë vetëm me lajmet e policisë se sa para kanë vjedhur.
Shifra e fundit ju duk llogjike, pasi ishte propocionale në masën 10 për qind me shumën që policia jepte për informim.
Ndërkohë, shifrat e mëparshme kanë bërë punët e tyre, pasi hajdutët kanë bërë herë pas here, planet e tyre si t’i prishnin paratë, kanë njoftuar të dashurat e tyre për udhëtime luksoze, pastaj janë tërhequr dhe kanë mbyllur telefonat.
Tani policia po pret momentin final, kur hajdutët të shpërthejnë në sherr me njëri- tjetrin, se kush ishte fajtor që nuk është realizuar objektivi që ata i kishin vënë vetes. Pas kësaj do ndërhyet dhe do kapen në flagrancë duke u rrahur me njëri- tjetrin, kështu që akuzës së vjedhjes me dhunë, do t’i shtohet dhe përdorim force ndaj të tretëve.
Dezinformimi i policisë përmes medias, është arma e vetme që policia ka për të mërzitur hajdutët dhe duket se po ja del. Pritet që ata të thonë “nuk do ndotim duart për kaq para” dhe të dorëzohen. E vetmja enigmë për publikun është se sa para janë vjedhur vërtet dhe të kujt banke ishin. Për këtë qytetarët duhet të presin kur hajdutët të dalin në gjyq.
Po kujt po ja fusini ju me ket triilim te tille qa po mendoni ju se populli han bar apo qfar? Tur ju gazeta qe inshkruani leta artikuj turp turp … Nuk di qte shkruaj me shum se ju te leni pa fjale …….
Eshte humor o pall
e bukur kjo, ka njerez qe i ka shpelare trurin, qe nuk kuptojne as humorin