Filmi “War dogs” ka bërë publik trailerin e dytë të tij. Në gusht ai do të shfaqet premierë në Hollivud. Filmi bën fjalë për dy djem amerikanë, që fituan një tender për gjetje fishekësh për kallashnikovë dhe i siguruan ato në Shqipëri. Partneri i tyre në Shqipëri, Zeni, u dyfishoi çmimin, duke marrë gjysmat e tyre për vete.
Pastaj filmi vazhdon me aventurat e tyre duke transportuar fishekët nga Shqipëria në Afganistan dhe sherret me Zenin për çmimin dhe paketimin.
Karmina po e ndjek me vëmendje gjithë procesin e bërjes së filmit dhe ka vendosur të shkojë në gusht në Hollivud të shikojë premierën e tij.
Ja se çfarë shkruan ajo:
“Përditë e më shumë bindem se unë në një botë paralele, duhet të kem qenë Merilyn Monroja. Nuk ka mundësi të kemë koicidenca të tilla. Ja tani “War dogs” po mbaron dhe Zeni është pak nervoz. Njerëzit këtu janë injorantë dhe tallen me të, se ka dalë në film.
Është e njëjta gjë që i ndodhte Merilyn me të dashurit e saj. Dhe ata bëheshin nervoz kur Merilyn luante ndonjë film, dhe ata mendonin se ajo ishte si personazhi. Dhe një i dashur i saj që shkruante vetë dhe libra, e kishte këtë problem.
E qetësova Zenin sot dhe i thashë është thjesht një film është dhe je thjesht një personazh. Ne duhet të shkojmë ta shikojmë në Hollivud larg këtyre njerëzve meskinë këtu, që ta shijojmë. Fundja mund ta kenë arritur bukur si personazh si personazh dhe mund të përfitojmë prej tij.
Po të ishte Merilyn në vendin tim, do të bënte të njëjtën gjë. E rëndësishme është që personazhi të jetë i goditur nga ana artistike.
Ai është i shqetësuar dhe për diçka tjetër. Ka frikë se aktorit që kanë gjetur të luajë Zenin, mund t’i kenë bërë sytë si peshkaqen, me qëllim që të identifikohet siç e ka përshkruar autori në skenar si “sypeshkaqeni”. Unë u përpoqa ta qetësoja. I thashë që unë vdes për sypeshkaqenët. Do isha e lumtur të ishte ashtu dhe aktori.
Ai u qetësua sadopak.
Mezi po e pres fundin e gushtit të udhëtojmë drejt Hollivudit dhe ta shijojmë filmin. Atëhere do ketë mbaruar dhe kjo zhurma për reformën në drejtësi pas dështimit më 21 korrik dhe do të jemi dhe më të qetë. Merlin Monro do thoshte në këtë rast, që “jam e përkëdhelur nga fati”, pasi u nisa të gjeja një burrë milioner, dhe tani më del që kam gjetur dhe një burrë të famshëm ndërkombëtarisht, për të cilin bën filma Hollivudi. Është i pari shqiptar që po hyn në historinë e Hollivudit si personazh. E adhuroj dhe jam e përkedhelur që fati është në anën time.
Love you Merlyn. Modeli jot më ndryshoi jetën.”
“War dogs ” apo “Dogs War”?
Po shif moj Kar mina mos kesh dhe prfundimin e Merilin Monros se mbas “deshtimit”te reformes me 21 Korrik, qe qenke kaq e sigurt ,mos parashiko pasojat ! Ky film,ti merilina shqiptare ben fjal per gjak shqiptaresh trupash te coptuar,te djegur ,te shuar qe therrasin per Drejtesi te shpartalluar e te degjeneruar te vjerrit tend ,ku milioneri yt po vazhdon te notoj e te ofron ty kte jet maremendeshe mbi kte gjak ,gjak qe tashme po ja shef hajrin dhe picka yte, gjak “meskinesh”qe te ka dehur e po ben jet Meriline! Kjo tregon cfar malli je ! Kjo tregon se u bere njish me ate familje vrastaresh e tradhtaresh !Te interesojn milionat e per to ti i falesh jo sypeshkaqenit por kujdo qe ti ofron pa “dallim krahine feje e ideje” A ke menduar ndonjeher se po re ne dor te ktyre “meskineve” cfar te pret ! Flet me siguri per deshtimin e 21 Korrikut e keshtu qetesoni njeri tjetrin ,por a te shkon neper mend ndonjeher e ndryshmja ???E ku te shkoj ty kur di mir ti sa shum jeni ! Pse te skuqet faqja ty ,nje cop pornoaktore, qe na u vet pagezove dhe Merilin Monroe, kur kriminelet .mafjozet dhe kurvat e kurvaret, jan sot klasa e milionereve qe shkerdhejn meskin dele !Bjeri Karmina ,hic mos e ruj ,di ti cben vazhdo e gezo ditet me gjak shqiptaresh …………
undefined
undefined
undefined