Lutja e deputetit të PD kundër Barak Obames tek Kulla e Doktorit

4 Korrik 2016, 18:48Antena TEMA

Një deputet i PD, ka ndjekur rrugën e deputetes seksi të Cërrikut dhe ka udhëtuar drejt Kullës së Doktorit në Viçidol. Si gjithë të tjerët, dhe ai në këto ditë me dilema të mëdha për reformën, e gjen ngushëllimin tek kulla, e cila është “Meka” që orienton demokratët në rrugën e Zotit.

Deputeti hyri në oborr dhe po kërkonte vendin ku do lutej. Një kthinë e vogël në krah të kullës, ju duk vend i përshtatshëm dhe shkoi aty.

Burri që ruan shtëpinë ju afrua.

-Çfarë do bësh, i tha?

-Dua të them një lutje, i tha deputeti.

-Po jo këtu, se nuk zë lutja, ka qenë nevojtorja e shtëpisë, tha, kur e kishin jashtë. Shko nga krahu tjetër.

Ashtu bëri. Nuk i erdhi mirë që ai burri i përmendi nevojtoren e Doktorit, pasi tani që do lutej donte të sillte në mendje Doktorin dhe i dilte Doktori në nevojtoren e bahçes.

Sidoqoftë e mblodhi veten dhe doli nga krahu tjetër.

Filloi lutjen:

“O Zot më dëgjo në këtë Natë Kadri.

Jepi PD fuqinë e duhur të dëgjojë Doktorin dhe të mos na tradhtojë asnjë deputet më 21 korrik.

O Zot mos merr hak ndaj Doktorit, t’i marrësh katër deputetë më 21 korrik, në shenjë hakmarrje ndaj tij që mori katër jetë më 21 janar.

O Zot na shpëto nga kjo reforma, dhe mos lejo Edi Ramën ta bëjë atë.

O Zot i madh, çoje në gjyq Barak Obamën, që ka marrë 80 mijë dollarë për një foto me Edi Ramën. Njeri më të korruptuar se ai s’më kanë zënë sytë. Doktori jonë del me çdo demokrat në fotografi dhe nuk u kërkon asnjë lek, edhe pse të gjithë ata që dalin në foto, marrin azil në Perëndim.

Ai është mëshirmadh dhe i vyrtytshëm, nuk e shet fotografinë si Barak Obama.

O Zot na shpëto nga Barak Obama, i cili për të shpëtuar nga gjyqi i vet me Edi Ramën, do të bëjë reformën në drejtësi në Shqipëri. Vetëm tek kjo kullë kam besim që t’i ke ngulur vështrimin mbi ne, ndaj erdha mu këtu.

O Zot na ndihmo të ruajmë unitetin dhe të bëhemi grusht i bashkuar rreth Doktorit dhe këtë herë.

O Zot na ndihmo të bashkohemi me LSI dhe të vijmë në pushtet edhe një herë.

O Zot më ndihmo se kam frikë për të ardhmen time. Jam biznesmen dhe udhëtoj shpesh jashtë vendit, kurse në parlament bëj pjesë tek Komisioni i Sigurisë. Tani dy vendet më të rrezikshme në Shqipëri janë Komisioni i Sigurisë në parlament dhe Aeroporti i Rinasit. Ndaj kam ardh këtu o Zot, të gjej paqe, qetësi dhe siguri për të ardhmen time.

Më ndihmo të jem i qartë për të ardhmen dhe mos më prish njeri mendjen, duke më ofruar lekë për të votuar reformën. Me gjithë hallet që kam, jam i vendosur të qendroj. Ndaj kam ardhur këtu.

Dhe një lutje të fundi o Zot. Ky vend Iishenjtë u celebrua nga vizita e deputetes seksi të Cërrikut muaj më parë. Bëje me fat atë vajzë, gjeji një burrë këtë vit, para se të dalin listat e reja të deputetëve, se nuk i dihet a është në listë vitin tjetër. Vër dorën në zemër, se është e vetmja virgjëreshë që kemi”.

2 komente në “Lutja e deputetit të PD kundër Barak Obames tek Kulla e Doktorit”

  1. PD lutje tek haleja e salihut says:

    Bravo
    Me bukur sbehet
    Kam qesh me lot

  2. Cmimin “NOBWL” kwtij shkrimi, Faleminderit penws hartuese,sa gazetw botuese,
    Dashamirwsi D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje