Deputetja seksi e Cërrikut i shkruan Lu: Pse nuk takoni dhe deputetet beqare

7 Korrik 2016, 19:50Antena TEMA

Pas takimit të deputetes Bregu me ambasadorin Lu për çështjen e reformës në drejtësi, deputetja seksi e Cërrikut, i ka shkruar ambasadorit Donald Lu, një mesazh në Facebook:

“Zoti ambasador!

Unë e kuptoj që ju doni të bëni diversitet, d.m.th të na përçani, po më keq më vjen, që doni të na paragjykoni.

E para, ku e di ti që vetëm deputetet e martuara mund të votojnë ashtu siç thoni ju. Pse nuk e provni një here të thërrisni në takim dhe deputetet beqare.

Unë nuk e kuptoj çfarë ka më shumë se ne ajo zonja që takuat ju. Dhe ne kemi rroba firmato, pasi dhe në Elbasan ka treg gabi. Dhe ne kemi orë dhe makinë. Elegante jemi dhe ne, jo vetëm ajo. Nuk e kuptoj çfarë është ky paragjykim që takoni vetëm atë zonjën.

E dyta që dua të them, është se ajo ka ardh në takim pa leje të Doktorit, kurse unë kam fol me Doktorin. Ai më ka thënë shko kërkoi takim dhe thuaji ta dijë mire, se po luan me zjarrin, por do digjet vetë brenda. I kam dhënë fjalën Doktorit që do t’i them këto fjalë, ndaj dua të takohemi.

E treat, dua të bëj me dije se ajo zonja kur ne luftonim për demokraci të vërtetë, rrinte mënjanë. Kur bëri thirrje Doktori të marrin gjithë deputetet femra, vezë me vete në Kuvend, ajo nuk pranoi të merrte. Kur unë dhe shoqet e mia u kontrolluam deri në vende intime nga Garda, atë e lejonin të kalonte pa kontroll, se e dinin që nuk kishte vezë. Tani ju shkoni inkurajoni një model të dëmshëm për PD, dhe na injoroni ne, që kemi luftuar me çdo mjet për demokraci!

Kjo më ka zhgënjyer shumë, por shpresoj që ta korrigjosh, duke më ftuar dhe mua në një takim. Të jesh i sigurtë që do bindesh që reforma në drejtësi është një gjë e keqe dhe do të kërkosh falje për çfarë ke bërë.

Po ja arrita kësaj, Doktori më ka premtuar të jem prapë në listën e Cërrikut. Ti duhet ta bësh për mua këtë, pasi ky mandat iku dhe akoma s’më ka dalë fati. Ajo që takon ti i ka punët në terezi.”

1 komente në “Deputetja seksi e Cërrikut i shkruan Lu: Pse nuk takoni dhe deputetet beqare”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    @ Gopi më seksi i PD
    ☆☆☆
    Deri pardje
    E kishe ti Cërrikun
    Nga dje,
    sot e nesër
    Të kemi zëvendësu
    Me Armando Sadikun ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje