Kunati raporton për takimin Lu- Bregu

6 Korrik 2016, 21:03Antena TEMA

Pas takimit mes ambasadorit Lu dhe Majlindës, Kunati bëri një raport të detajuar mbi rrezikun e një grupi të ri armiqësor në PD.

Ja çfarë shkruan Kunati:

“Sot kemi qenë të mobilizuar të hetojmë çfarë do bisedohet në takimin e kollonës së pestë në PD me ambasadorin.

Para se të shkonte në takim, ajo ka bërë një rreng të na hidhte hi  syve. Ka postuar në Instagram një orë të shtrenjtë në një dorë të paidentifikuar. Ne u gënjyem  për një moment dhe kujtuam se ishte dora e saj. Por e vërteta është se ajo qenkësh dora e një tjetër femre dhe ajo e ka postuar për provokim që ne mos të merremi me tradhtinë e saj, po me orën. Pra, thjesht na ka mashtruar.

Kështu na e bëri dhe një herë tjetër kur protestuam në dhjetor. Ne po vriteshim në protestë, ajo postoi një palë çizme. Dhe atëhere u bë më shumë zhurmë për çizmet e postuara se sa për demokratët e rrahur nga policia.

Të njëjtën taktikë ka ndjekur dhe sot. Ajo ka tentuar të tërheqë vemendjen por tashmë ne kemi përvojë dhe pas hutimit të pare, e kuptuam rengun që na bëri. Përgjuesi jonë afër tavolinës ka arritur të kapë disa sinjale.

E para, kur ambasadori fliste, ajo e shikonte në sy me admirim, që tregon se asaj i kanë pëlqyer ato që ka thënë ambasadori.

E dyta, ajo në disa raste ka buzëqeshur duke tundur kokën në mënyrë pohuese dhe është dëgjuar të thotë “Yes, of course”.

E treta, çfarë është dhe më e rënda, ajo është dëgjuar të përmendë vizitën e zonjës Nuland si shpresë. Kjo tregon se ajo është brenda lojës.

Për këtë arsye mendoj se duhet ta thërrasë Doktori atë bashkë me deputetët e tjerë që janë afër me SHBA, dhe t’u japë garanci që do jenë dhe vitin tjetër deputetë, po nuk tradhtuan. Dhe sapo të kalojë kjo sprovë t’i përjashtojmë. Kjo është e vetmja mënyrë të shpëtojmë prej tyre.

Së fundi kam dhe një rekomandim. Të shikohet mundësia që deri në datën 21 të mbahen nën vëzhgim 24 orësh gjithë të dyshuarit me pamje dhe zë. Kjo do na mundësojë të kuptojmë rrezikun dhe ta parandalojmë. Rekomandoj që ky operacion të udhëhiqet nga Farua.

Me respekt, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje