Ish- deputeti 2K, bën gati mocionin për kryeministrin

9 Korrik 2016, 21:28Antena TEMA

Ish- deputeti 2K, ka bërë gati një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Thelbi i mocionit është mosmbajtja e premtimeve të qeverisë në disa fusha.

Sipas Kushtetutës, për të rrëzuar qeverinë me mocion mosbesimi, duhet të paraqesësh një qeveri të re dhe një kryeministër.

Ish- deputeti 2K, ka vendosur të jetë vet kandidat për kryeministër, ndërsa qeverinë po e mban sekret për shkak të rrezikut të përçarjes.

Në mocion mes të tjerash thuhet:

“Qeveria ka dështuar në disa nga premtimet  e saj kryesore.

Unë ju kam premtuar shqiptarëve legalizimin e hashashit, ndërsa qeveria na ka prerë në besë të gjithëve, duke mos e mbajtur premtimin tim.

Unë ju kam premtuar bashkive të jugut që do bënim biznes duke marrë kontrollin mbi tenderat dhe koncesionet, ndërsa qeveria na ka penguar duke e lënë këtë në kompetencë të agjencive në Tiranë.

Unë ju kam premtuar bizneseve se do të zhvilloj bregdetin shqiptar dhe ata më kanë sjellë ofertat, qeveria vendos të bëjë vet planin rregullues, duke mi lënë letrat në duar.

Unë u kam premtuar mbështetësve të mi se do kemi njerëzit tanë në parti, qeveria na ka penguar dhe mbron të vjetrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria në bashkëpunim me ambasadorin Lu, më kanë piketuar mua si kokë turku për të më bërë shembull që të marrin frikë të tjerët në PS dhe të rrinë urtë.

Po unë i them ambasadorit janki, larg duart nga populli shqiptar, se do të digjeni e do përvëloheni më keq se në Vietnam.

Ju nuk mund të më sakrifikoni mua, për të bërë reformën në drejtësi, pasi çdo drejtësi që ngrihet mbi një padrejtësi, nuk është drejtësi.

Duke qenë se qeveria nuk ka përmbushur detyrimet e veta dhe kërkon të më sakrifikojë mua si kokë turku për reformën, e sfidoj këtë qeveri, duke qenë kandidat për kryeministër në këtë mocion mosbesimi.

Ekipi im do të jetë teknik dhe kryesisht stafi im, dhe disa menaxherë kompanish.

Për më konkretisht do të shihemi në Kuvend”.

5 komente në “Ish- deputeti 2K, bën gati mocionin për kryeministrin”

  1. Albani says:

    Kjo nuk eshte aspak e vertet zoti gazetar. Kokedhima nuk del kunder qeverise, eshte nje figure politike qe perfaqeson nje qark dhe po punon per te miren e popullit. Me thuaj vetem nje deputet punon Sa punon kokedhima? Nuk ekziston.

  2. Hahaha je rend mero .ik ne det se u be vap . Mu bere si fundua dhe ti .

  3. Ada says:

    Ne cfare nivelesh ka arritur gazetaria shqiptare!Jo vetem qe nuk transmetoni lajme qe jane ne interes te popullit por as sarkazem nuk dini te beni.Merruni me informacione reale dhe lerini qeveritaret te bejne punen e tyre.

  4. Zamiri says:

    Besoj kocua do e drejtoj me mire shqiperine me tedushin, anduelin, jolen, anilen etj. Ka staf te perzgjedhur ai, si servila, hipokrita, te paafte dhe te ligj. Do zoti ndodh kjo dhe dite te mira duken per shqiperine.

  5. Atila says:

    Pse o Edi Rama pse ?! Pse o burre , ca borxhi te kane vlonjatet qe i urren kaq shume ?! Pse nga qytetet e tjera e zbythe Kocon e ja ke bere peshqesh Vlorez ?! Cfare te kane bere vlonjatet ?! Mire Leli qullin qe na e bere peshqesh, mire prefekte intriganten e zeze qe na e le ne dere, mire kreytarin e qarkut qe na e vure per te poshteruar nivelin kulturor, mire sa e sa drejtues institucionesh qe jane balte o balte, mire investimet qe i zvarrit sa duket qe i ke pa deshire, po Kocon a nuk mund te na i kurseje o burre ?! Po hallall gjithe te keqijat, po Koco me te keqen e te kqeqijave pse ?! Ku ta ka zene bishtin o i mjere ?! Pse e le veten qe poshterohesh ne sy te gjiths Shqiperise njesoj si na poshteron edhe ne ?! Po coje o burre te vjedhe nga te doje e te bej biznes a korrupsion si ka bere, po hiqe nga politika se le nam o i mjere. Ose te pakten na e sikteris nga Vlora, sic e bere per qytetet e tjere. Cfare te ka bere Vlora o kryeminister qe e urren kaq shume sa i ke lene Kocon ne qafe ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje