Flamuri kishte kohë që donte të pyeste se çdo të thoshte kjo fjala Veting që përdorej nga të huajt, por dhe nga shqiptarët. Meqë të mërkurën duhet që Luli të thotë “Po”, ose “Jo” për Vetingun, Flamuri donte të ishte i përgatitur, të jepte dhe ai mendimin e vet.
U mat njëherë të pyeste Doktorin, por ju duk e rëndë. I kaloi nëpër mend të gjithë të tjerët dhe u fiksua tek Aldua. Pastaj ndërroi mendje dhe për të, pasi ju duk fyerje ta sqaronte ai. Mendoi të pyeste njëherë deputeten seksi nga Cërriku, por meqë qe si biçim beqare, pati frikë se mos i hapeshin llafe. I vetmi që mund t’i besonte qe Oerdi, se atë pyet dhe Luli kur s’kupton formulat. Fundja edhe Doktori vetëm atij i besonte .
-Tani Vetingu, tha Oerdi duke e filluar që nga lashtësia, siç i fillon ai shpjegimet, është term i veterinerëvë.
Dikur në të shkuarën mblidheshin disa veterinerë dhe përcaktonin cili kalë qe për garë , cili për pension e cili për t’u bërë sallam.
Nga kjo ka mbetur qe përzgjedhja shpesh quhet veting….
-Pse s’thua dashkan me na futë Bamir Topin këta amerikanët në komision, se ai dhe Panariti janë veterinerë.
-Nuk është tamam ashtu, vazhdoi Oerdi. Se ne kemi planin tonë për ta pranuar, ose jo vetingun.
-Si është plani, i tha Flamuri?
– E di atë barcaletën me Nastardinin kur i kërkoi një fshtar litarin borxh, i tha Oerdi?
-Jo, i tha Flamuri.
– A mund të më japësh litarin borxh për pak ditë?
– Nuk ta jap dot, ia kthen Nastradini
– Po pse?
– Sepse kam nderë grurin mbi të…
– Si është e mundur të nderësh grurë mbi litar?
– Epo, kur nuk dua të ta jap, ç’të të them tjetër, i tha Nastradini?
U lodh Oerdi
Tregoi e shpjegoi
Po Muli si Muli
Prapë s’e kuptoi.
.
Po edhe ju, juristë
Ju marrtë e mira
Hartoni ligje/nene
Shum të vështira.
.
Kështu ju Mulin
E prisni në besë
Nga mbingarkesa
Mund të djegë siguresë.