Karmina i shkruan ambasadorit: Më lejo të vizitoj qenushin tim Bruno, në Budva

19 Korrik 2016, 18:30Antena TEMA
Karmina i shkruan ambasadorit: Më lejo të vizitoj qenushin tim Bruno,

Ndërsa po kthehej nga Budva për në Tiranë, Karmina mësoi në makinë, së Zeni po bisedonte me babin për paralajmërimin që ai ambasadori i paska lexuar Lulit në zyrë. Në instruksionin e tij, ambasadori i paska thënë që tani e tutje, nëse nuk votoni reformën, do t’iu izolojnë dhe as në Budva nuk keni për të shkuar më.

Zeni e përsëriti disa herë këtë fjali në telefon me babin dhe Karminës ju ngul në mendje.

Pas kësaj, ajo vendosi të bëjë një status në Facebook dedikuar ambasadorit Lu:

“I nderuar zoti Lu!

Kemi hezituar tërë këto ditë të postojmë foton e Brunos, qenushit të gjetur në Budva, pasi jo vetëm ishim në kërkim të pronarit, por edhe na hyri mjaft në zemër me sjelljet e tij lajkatare, aq saqë nuk na bënte dora ta nxirrnim për adoptim. Ai mund të jetë një ndër qenushat më të rrallë dhe të veçantë që kemi takuar, mjaft i dashur dhe i dëgjuar, por fatkeqsisht pronari nuk na kontaktoi, por edhe ne s’mundemi ta mbajmë për shkak të qenushave që kemi në shtëpi. Ajo që morrëm vesh është që ky qenush quhet Bruno dhe gëzon shëndet të plotë.

Tani ne nuk kemi gjetur ende dikë ta birësojë dhe menduam t’ia paguajmë një hotel këtu në Budva dhe të vijmë ta shikojmë hëre pas here, derisa t’i gjejme dikë që ta birësojë.

Por ajo që mësova gjatë rugës më mërziti shumë. Ju keni bërë fjalë me babin e Zenit dhe doni t’ua ndaloni familjarisht udhëtimet jashtë vendit. Kjo gjë më mërziti shumë.

Unë nuk kam problem të shkoj në SHBA apo Europë, pasi shkoj në Karaibe apo Tajlandë, por derisa të kem qenushin tim Bruno në Budva, do të doja të vija ta shikoja.

Po ta dija që do jepnit instruksione të tilla, e kisha marrë Brunon me vete dhe nuk kishte problem. Por Zenin nuk e lashë të ndiqte lajmet dhe ai u nxitua kur ikëm. Kështu që Bruno ka ngel në hotel dhe kemi paguar vetëm për një javë.

Të lutem shumë zoti ambasador, hiqe babin e Zenit nga lista e zeze, derisa te shkoj te marre Brunon në Budva. Pastaj bëni çfare te doni se unë nuk merrem me politikë.”

6 komente në “Karmina i shkruan ambasadorit: Më lejo të vizitoj qenushin tim Bruno, në Budva”

  1. B.t says:

    Ik moj trularaske!S’di te lidhesh dy fjale.Budallacke!Zgjuarsia e nje femre duket nga zgjedhjet qe ben ne jete.E ti nuk dite.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆: says:


      KARmina,
      Ta bëj unë
      Konfirmimin;
      Transfero ca mijë $
      Dhe hajde vizito
      këtë timin ?

  2. genci says:

    Karmina mos u merzit per qenin Bruno. Merzitu per qenin OLSI dhe MERO.

  3. genci says:

    Sdo e postoni komentin?

  4. XHAXHI BEHARI says:

    PASKA RENE NE HALL E SHKRETA,,,, O ZOTI MODERATOR MUND TI BESHE 1 PYETJE ????
    TE DEL AI HU QE KA NE DORE AI MIKU ,, APO DO ATE TE KALIT TE DAUTIT THUAJ
    ESHTE (LARG ) BUDVA THUAJ ,,, MOS U MUNDO DERI ATJE ,,,E SIGURTE DO JESH QEFULL BASHKE ME XENIN
    MBAS (THERAPISE)

  5. Fatosi-kosove says:

    Mos ke merak kar-mina per qenushin tend sepse e ke fazlliqin qe jo vetem budven por tere malin e zi,serbine,bosnjen e nje pjese te kosoves i kall tym e flake per ty,te te “rroje” salo se qenush e xenush ke sa te duash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje