Si e shikojnë grushtin e shtetit në Stamboll nga Tirana

16 Korrik 2016, 19:04Antena TEMA

Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ka pasur një tifozëri të madhe mes shqiptarëve, se kush do fitonte, ushtarakët apo Erdogani.

Kjo reflektohej dhe në qëndrimet e politikanëve shqiptarë ndaj asaj që po ndodhte.

Ndërkohë që grushti i shtetit vazhdonte, Edi Rama i nisi një mesazh Erdoganit:

“Mbahu vëlla se do t’ia dalësh. Herën e fundit që ishim bashkë, diskutuam rreth  një orë mbi Twitter-in dhe vlerat e tij. U përpoqa të të mbush mendjen se është aplikacioni i duhur dhe po çon botën përpara. Ti ma kundërshtove dhe më thoshe “është jazëk”, pasi detyron një goxha burrë të shkruajë një fjali me 140 fjalë. Vetëm Allahun pranoj të diktoj të flasë shkurt, më the.

Por siç e shikon, tani të gjithë ata që po të mbrojnë, po përdorin Twitter-in dhe  po të shpëtojnë nga puçistët dhe po ngrejnë botën në këmbë. Suksese dhe pas fitores ndrysho mendim për Twitter-in.”

Lulzim Basha: I dashur Erdogan. Ajo që po të ndodh ty në këto momente është e paparë. Unë mendoja se grusht shteti i thonin kur populli të del para qeverisë dhe kërkon të të rrëzojë. Kurse grusht shteti, qenka kur populli kërkon të të mbrojë dhe ushtria kërkon të të rrëzojë. Nuk di si të të këshilloj në këto raste, pasi ne kur vrasim njerëz themi që donin të bënin grusht shteti. Bë si di vetë, po besoj do fitosh.

Sali Berisha: I dashtun Rexhep Taip Erdogan. Kjo që po të ndodh ty më ka ndodh dhe mue më 21 Janar, por ndryshe nga ty, unë kisha me vete policinë dhe ushtrinë, por populli ishte manipuluar dhe më rrethoi në Kryeministri. Ata ishin pajisur me helm nga nepërkat e jugut, çadra pistoleta dhe thika me helm. Unë  e kuptova dhe nuk i lashë as t’i përdornin, por i vrava. Pastaj vendosa që nga ajo ditë, që ushtria të përdorej si bazë për të përgjuar popullin. Që atëhere nuk ka pas më trazira, pasi askujt nuk ja mban të dalë në rrugë.

Ilir Meta: I dashur Erdogan. Merre me qetësi dhe dashuri këtë punë. Fakti që ke shkarkuar mbi dy mijë gjykatës pas grushtit të shtetit, më krijon idenë që ti je duke bërë reformën në drejtësi, dhe jo reformën në ushtri, duke përdorur grushtin e shtetit, kurse këta tanët duan të bëjnë grusht shteti, duke përdorur reformën në drejtësi. Shembulli yt është frymëzim për ne. Do t’ia propozoj zotit Basha dhe zotit Rama në takimin e tyre të radhës, që të arrijnë një konsesus për mënyrën se si hiqen mbi dy mijë gjyqtarë pa kaluar në Veting.

Shpëtim Idrizi: Miku im i nderuar Erdogan. Jemi pranë jush në këto momente të vështira. Tradhtarët e tu në Shtatmadhori duhet ta paguajnë pabesinë deri në fund. Partia ime është gati të të propozoj disa çamë të vjetër të Turqisë për shefa Shtatmadhorie. Duke qenë të njohur për besnikërinë e tyre, ata si çamë, do t’i kesh në krah sa të jesh gjallë.

3 komente në “Si e shikojnë grushtin e shtetit në Stamboll nga Tirana”

  1. Prudentino says:

    hahahahahahahhaah
    5 yje per ate te çameve.

  2. Hajro Limaj says:

    Politikanet shqiptare si gjithmone nuk marrin vesh se cfare po ndodhe ne Turqi,apo bejne se nuk e kuptojne dhe i servilosen Erdoganit,
    Turiq prej vitesh eshte nje krize politike te thelle,e cila shpertheu me skandalin e zbulimit dhe kapjes ne flagance te pastrimit te mbi 1 milirade dollareve nga djali i Erdoganit,Bilali dhe 4 femiet e 4 ministrve te qeverise se e Erdoganit ne vitin 2013. Iraniani qe ishte bashkepuntor me djemt e qeverise se Erdoganit sot eshte i arrestuar ne Amerike dhe po hetohet per veprimtarite e tij te pastrimit te parava e tergitise se zeze me naften,Nga zbukimi i skandalit te pastrimit te parave Erdogani hap lufte frontale ndaj te gjithe atyre qe e denoncuan dhe ishin ne pozite me te.
    Per te mbukuar kete koorupsion galopant ai filloi ndeshkimet nda gazetareve dhe medias se pavarur,ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve qe me te drejte nu denonin kundershtarewt e Erdogani.Per kete arsye ai shpalli Gylenin qe jeton prej vitit 1997 ne Amerike si armike personal te tij ,per te mbulua deshtimet ne ritje te tij ne politikat e brendeshme dhe ato te jashteme,Perdori gjuhen e dhuneshme ndaj Europes dhe sot edhe ndaj Amerikes,Shkaterrimi i unitetit te brendshem,rritja e pa pare e dhunes ndaj opozites dhe mendimtareve,ku ne burg sot jane me qindra gazetrrae,akademisjene, ,ushtarake etj.Jane mbi 1800 te rinje qe ne facebook kane shprehur kundershtitite ndaj Erdoganit qe ndiqen penalisht.Kjo gjendje rende ne funksionimin e shtetit turk solli edhe perpjekjet per nje grusht shteti, i cila ka shume pikepyetje se nga kush eshte planizuar dhe drejtuar,E vlersoj krejtesisht te pa mundur qe te mos zbulonte dhe te mos kishte asnje informacion Sherbimi Informativ Kombetar dhe Zbulimi ushtarak i Shtatmadhorise per pergatitjen e nje puci ushtarak ? Si eshte e mundur qe zinxhiti i komandimit te Shtatmadhorise nuk paska qene ne dijeni fare se cfare po ndodhte me njesite ne vartesi,kur dihet jfat mire forca dhe autoriteti i ketij zinxhiri,
    Prandaj koha do te vertetoje se ndoshta hartuesi i vertete i kesaj drane turke eshte vete Erdogani per te vazhduar mesymjen e metejshme per shkarkimet e gjithaneshme ne Forcat e Armatosura,te cilat gjithmone i ka pare si rrezikun e tij,pushtetin gjyqesor,median brenda dhe jashte vendit,akademisjenet e cdp veprimtari qe kerkon liri dhe demokraci.Erdogani ka deshtuar plotesisht ne politiken e jashtme te cilen kerkon ta handroje kohet e fundit,por qe nuk mund ti besoj asnje shtet,ashtu sic ka deshtuar ne politikat e brendeshme ku uniteti kombetar eshte percare ,Ndersa britmat kunder Gylenit jane qesharake nga kushdo qe e njeh dhe e kupton te verteen e zhvillimeve politike te Erdoganit.
    Hajro Limaj, Analiste
    Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

  3. Bekimi says:

    Çfarë janë ata akademisjenët, mer Hjaro?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje