Pas mëdyshjes që demokratët kishin për qëndrimin që duhet të mbanin ndaj propozimit amerikan për reformën, Doktori mbajti një fjalim programatik në një rreth të mbyllur të drejtuesve të PD, që u dha atyre zemër dhe qartësuan qëndrimin:
“Të dashur miq.
Liderët e këtij vendi gjithnjë kanë vënë në dukje rendesine e pavaresise dhe sovranitetit te vendit, perballe nderhyrjeve te imperialisteve amerikane dhe social-imperialisteve europiane, sidomos kur duan të ndërhyjnë në punët e brendshme. Dhe ne fakt ja kanë arritur të mos lejojnë te fusin te huajt hundet tek ne, duke ruajtur sovranitetin dhe unitetin e popullit rreth Partise.
Duke risjellë në mendje këtë hsitori, unë ju bëj me dije ju, se shpata e e demokrateve do të vërtitet mbi kokat e armiqve te jashtem, qe, ne bashkepunim me armikun e brendshem, duan te na marrin pushtetin në drejtësi. Dhe armiqte e jashtem dihet cilet jane; amerikanet dhe europianet, d.m.th euro-atlantiket, ndersa armiqte e brendshem jane socialistet ne pushtet. Se bashku, keta armiqte e eger te shqiptareve kane organizuar nje grusht shteti me ndihmen e ambasadave, qe jane kthyer ne nje fole grerezash. Ne krye te komplotit qendrojne presidenti imperialist Obama, kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Holande dhe bashkepunetoret e tyre kapitaliste. Ata kane mbeshtetur kryetarin e bandes socialiste, Ramen, e kane financuar dhe armatosur, duke i çuar udhezime me goje e me shkrim, qe ne sajë te vigjilences se Partise Demokratike, u zbuluan dhe u demaskuan.
Agjenti amerikan Lu, i maskuar si kinez, duke perfituar nga miqesia jone vellazerore me Kinen e Madhe Popullore, ka takuar naten poliagjentin Rama dhe i ka dorezuar nje leter te poshter, armiqesore, te quajtur “Reforma per Drejtesi”, ku i jepte porosi te hapur te goditej krahu me i shendoshe i Partise, udheheqesi yne i lavdishem, Sali Ram Berisha dhe njerezit e afert te tij. Duke shfrytezuar petkun diplomatik, kinezi Lu, qe padronet e tij pertej oqeanit e kane veshur me kostum amerikan, ka hyre e ka dale ne zyrat e Partise, duke rekrutuar kuadro te dobet ideoogjikisht dhe politikisht, per t’i hedhur ne sulm kunder Partise dhe vijes se saj te paster si kristali.
Është meritë e jona që e kemi zbuluar dhe shpartalluar kete komplot te rrezikshem, qe donte ta kthente vendin tone ne nje guberne te tyre, duke humbur nje here e mire mevetesine tone, te cilen e kemi fituar me gjak dhe sakrifica. Ata kane perdorur dhe shantazhe nga me monstruozet, nepermjet organizmit famëkeq ushtarak te NATO-s, per te na gjunjezuar e per te na trembur. Po ne jemi ne gjendje te perballojme nje sulm te mundshem te NATO-s dhe te Traktatit te Varshaves se bashku dhe t’ua ndezim zjarrin ne vatrat e tyre, zjarr qe do i perveloje nje here e mire armiqte tane. Kufiri yne eshte i paprekshem, pavaresia jone eshte e pacenueshme dhe kushdo qe do te guxoje ta preke, do ta kthejme ne kerme dhe do t’ia bëjmë fytyrën më zi se këpuca ( jo si këpucët e Edi Ramës se ai i vesh të kuqe).”
Te marshin te keqen ………
undefined
ATA ma Kane ne gryke te pushkes po ne i kemi ne gryken e topit. Basha vanti te hedhe nje valle ne gryken e ujkut…
ore vetem une e lexova me zerin dhe theksin e Enverit?
saliqeni ka imituar enverin ne te gjitha ato qe ka thene ky fjalim qe eshte poshterim i drejtesise Dhe i reformes qe po mundohen ta sabotojne ne te gjitha format per te shpetuar krimet e renda qe mban saliqeni bashke me Lulushen e tij besnike