Pas publikimit të qeverisë hije, e cila ishte quajtur dhe qeveri teknike, Flamuri i zemëruar kërkoi takim me Doktorin.
Doktori, i cili i ka ngarkuar detyrë Flamurit të ruajë deputetët e dyshimtë që mund të votojnë reformën, e priti menjeherë.
-Ka ndonjë lëvizje të dyshimtë, i tha?
-Janë parë ca persona të dyshimtë që vijnë në Lalëz, por akoma s’kam informacion të saktë, i tha Muli. Por kam ardhur të diskutoj një çështje tjetër. E pe atë qeverinë hije që ka dalë?
-Nuk e kam parë Flamur. Nuk i shikoj kurrë këto.
-Është shumë fyese Doktor, tha Flamuri. Në vend tim kanë vënë Kreshnikun. Ça s’ka thënë Kreshniku kur isha unë ministër. Më ka sha mua, Zenin, të gjithë. Tani ai të shkojë në vend tim!
-Flamur qetësohu, se janë gjëra kot, nuk bëhen.
-Nuk bëhen, nuk bëhen, por derisa të vijnë zgjedhjet s’më flet më njeri me gojë, se mendojnë se do bëhet Kreshniku në vend tim, ndërkohë që ai do bëjë fushatë me këtë punë.
-Flamur qetësohu. E zgjidh unë këtë çështje. Thërras Ristanin, i them t’ia heqë emrin.
-Kisha diçka dhe për Gridën, Doktor. Nuk i takon zëvendëskryeministre, se ka humb në Durrës.
-Flamur, është kot, mos u mërzit.
-Po dhe Preçi, Doktor, ti e di vetë, po unë mendoj se ai me shpirt është pro reformës, por nuk e thotë dot.
-E di Flamur, por është kot, mos u mërzit.
-Po dhe ky Tur Zheji, Doktor…
-Flamur, të thashë që janë kot.
-Kot, kot, por deri në zgjedhje ata e mbajnë gazetën në xhep, ku merr vesh populli a janë kot, a plot.
-Po çfarë do të bëj, i tha Doktori?
-Bëj një listë tamam, ta botojmë dhe atë, që të kemi emrat të paktën.
-Flamur, dëgjo…shiko….Dakord, ke të drejtë, por emra s’mund të botojmë. Ne pa botu emra e s’po fitojmë dot gjë, po botum emra nuk fitojmë dot kurrë.
Prandaj duhet të ruajmë sekretin, sa të fitojmë. Pastaj nxjerrim emrat.
Beke
Muli eshte “lider i madh”,prandaj duhet te jete min. I brend. Ata qe kane bere listat i a kene futur kot. Per kete aresye doktori, ka te drejte si gjithmone.Gazetat i a fusin kot,pervec doktorit qe i a fut plot. Muli te mos merzitet se me udheheqes si ai me shoke PD- ja do shkoje per lesh.
Kur ka edhe Muli vile ne lalez, i rafte rrufeja ketij vendi