Një ditë djali i Mbretit po shetiste në një vend të varfër dhe pa një vajzë të bukur që i pëlqeu. Shkoi tek babai në shtëpi dhe i tregoi.
-Duhet t’i dërgojmë dikë t’i kërkojë dorën vajzës, tha. Kam rënë në dashuri me të.
Mbreti ra dakord mos t’ia prishte djalit.
Thirri një nga oborrtarët e tij dhe i ngarkoi detyrë të shkonte tek ai fshatari dhe t’i kërkonte dorën për djalin.
Oborrtari e mori detyrën me seriozitet. Bëri gati disa dhurata dhe i shkoi fshatarit në shtëpi.
-Kam ardhur të kërkoj dorën e vajzës i tha për djalin e Mbretit. Është dëshirë e Mbretit, mos ma prish.
-Nuk kam vajzë për djalin e Mbretit unë, tha fshatari, nuk ta jap.
-Mendoje mirë i tha oborrtari. Po ta kërkon Mbreti yt. Atë kemi zot në çdo hall që na bie në kokë. Ai na mbron nga armiqtë dhe varfëria.
-Nuk dua t’ia di për Mbretin i tha fshatari. Kam mendjen time. Nuk e jap vajzën.
-Na dhe këto dhuratat, i dha oborrtari dhe mendohu mirë. Mos më kthe duarbosh tek Mbreti.
-Nuk i dua as dhuratat i tha fshatari. Po të dojë Mbreti të vijë vetë të flasim. Këtu më ka.
Oborrtari u kthye i mërzitur dhe i cuditur tek Mbreti.
-Nuk ma dha vajzën i tha Mbretit. Ju luta në emër tënd, ju përgjërova, i dhashë dhe ca dhurata por nuk ma dha.
-Ashtu i tha Mbreti. Mos u mërzit se dërgoj rojen tha Mbreti.
Shkon roja tek fshatari dhe e thërret të dalë në oborr.
-Ti je babai i vajzës që nuk do t’ia japësh Mbretit i tha?
-Unë jam tha fshatari gjithë krenari.
Roja nxorri kamzhikun dhe i hyri në dru. E rrahu për një orë derisa e la pa ndenja në tokë.
Pastaj i hodhi një kovë ujë të përmendej dhe e futi brenda.
Pas ca orësh fshatari u përmend.
-Kush je zotrote i tha rojes.
-Roja i mbretit jam tha, që kam ardhur për vajzën tënde.
-Po merre vajzën çpret akoma i tha fshatari. Se ti di ta kërkosh. Ai i pari që erdhi nuk dinte ta kërkonte.
Kjo është e vetmja histori që i shkon sot deklaratës së Lulit.
Meh. Luli mori vendet e blinduara qe kerkoi.Fatkeqesisht PD vazhdon te kete pushtet absolut mbi drejtesine pavaresisht ironise dhe sarkazmes te Antenes.
Dhe me vone ne fshat, me syte e nxire dhe koken te fashuar, tregonte duke u mburrur vetem historine me oborrtarin.
Kjo histori me duket se i perket Xenit te Sales pasi la nje che morì tjetren i degjeneruari. Si vet babaj .
Hahahaha