Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur Ristanit në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar, pasi Luli bërtiti për fitore në mesditë. Në mbrëmje, kur nisi mbledhja, pasi mori fjalën Luli dhe shpjegoi fitoren, deputeti Selami falenderoi PD për vendimin e ri që kishte marrë. Për ta ç’tensionuar situatën ndaj tij, Selami tha se ju bë qejfi që e pritën Doktorin me duartrokitje kur hyri brenda.
Ristani u zgjua befas nga dremitja që e kap pasi pi një gotë dhe bërtiti.
-Duartrokitëm Basha , duatrokitëm Bashën…
Në sallë ra një heshtje varri. Askush nuk qeshte dot me Ristanin, pasi kishte punë me Doktorin. Doktori bëri sikur se kishte mendjen.
-Më vjen keq, tha Basha, duartrokitjet ishin për Doktorin.
Ristani u bë esëll në çast dhe filloi të kafshojë buzën.
Ndërsa mbledhja vazhdonte, ai po mendonte si ta korrigjonte gabimin dhe t’i hynte prapë në zemër Doktorit.
Po sillte gjithfarë gjërash në mendje, për t’i bërë atij dhuratën më të çmuar.
Më ne fund e gjeti.
Ndërsa mbledhja po mbaronte, kërkoi prapë fjalën.
-Dua të them dhe unë dy fjalë për reformën, tha.
Në sallë ra prapë heshtja.
-Ti Luli po feston që do ta miratosh, por po të më pyesësh mua si jurist, kjo reformë është skandal. Ky është një turp që ne po bëjmë dhe nuk e kuptoj pse po e bëjmë. Unë do votoj se thua ti, por ajo nuk është reformë.
Doktori sikur po çelej në fytyrë dhe i hodhi prapë vështrimin.
Ristani mori zemër dhe vazhdoi.
…Ajo synon të prekë Doktorin, por ne nuk do ta lejojmë kurrë…kurrë…
Luli uli kokën prapë. Doktori ktheu kokën nga dritarja. Ristani ra si i këputur në karrige.
-Ah, si më iku pa dashje kjo fjali e fundit, tha, dhe u ul i dëshpëruar.
-Të kam thënë biro, mos pi para se të vish në mbedhje, se i dehuri dhe fëmija thonë të vërtetën, i tha Ruli.
-Po thashë se më doli pija nga gafa e pare, tha Ristani, por s’qenka e thënë.
Hahahaha, me lot