Luli demaskon “puçin Lu/Vlahutin” kundër reformës

27 Korrik 2016, 20:06Antena TEMA

Luli sot i bëri një shpjegim të hollësishëm Departamentit të Shtetit në SHBA, mbi puçin Lu/Vlahutin ndaj reformës në drejtësi.

Duke shfrytëzuar largimin e tij, në Uashington dy puçistët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me Edi Ramën, u përpoqën të shkelin sërisht sovranitetin e Shqipërisë, duke urdhëruar parlamentin të mblidhet të enjte dhe të votojë ligjin për Vetingun.

Kjo sipas Lulit është një provë direkte, se ata nuk kanë hequr dorë nga puçi dhe se janë duke vazhduar veprimtarinë e tyre antishqiptare.

Luli shkruan në protestën e tij: “Sot në mesditë në Tiranë dy puçistët, Lu dhe Vlahutin, tentuan përsëri të shkelin vullnetin e parlamentit shqiptar për të mos i miratuar ato ligje para shtatorit. Shumë nga deputetët tanë kanë marrë lejen dhe kanë rezervuar pushime. Unë i kam dhënë fjalën vajzës që do vij nga SHBA në Hollandë dhe do ikim një javë me pushime. Paloka dhe Ristani janë të shkujdesur dhe po pushojnë pas një beteje të madhe që kanë bërë. Pikërisht në këto momente, kur opozita duket se ishte e shkujdesur, dy puçistët kanë çuar në Kuvend një ligj të shkruar nga vetë ata.

Sic ka thënë zonja Nuland, të huajt vetëm duhet të rekomandojnë, kurse këta dy puçistë e kanë humbur fare etikën dhe jo vetëm që nuk kufizohen tek rekomandimet, por mbledhin dhe Kuvendin pa na pyetur fare, sikur të jenë Presidenti i Republikës.

Ky është një puç i qartë dhe ne nuk do ta lejojmë kurrë. As SHBA nuk duhet ta lejojë këtë që po ndodh. Ne jemi të sigurtë se Lu/Vlahutinë kanë axhendë personale dhe janë albanofobë, siç ka thënë Doktori. Ata janë të verbuar nga urrejtja për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe duan t’i pastrojnë një orë e më parë. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më.

Unë ju kërkoj ju të merrni masa dhe t’i ndalni këta agresorë. Në të kundërtë, populli shqipar do t’u tregojë vendin.

Ligjet kushtetutese nuk mund të miratohen pa konsesusin tonë. Edhe pse ato duan thjesht 84 vota, nëse miratohen pa pëlqimin tonë, ne do djegim mandatet dhe nuk kthehemi më në parlament.”

Zyrtari i Departamentit që mori protestën e Lulit, fërkoi sytë dhe pyeti ndihmësin e vet.

-Pse kërcënojnë me diegie mandatesh këta, ku e kanë hallin e pyeti?

-Se mendojnë që po nuk ishin më deputetë, nuk dënohen i tha ai. Por e kanë gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje