Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio për kontributin e dhënë për reformën në drejtësi. Në letër zoti Basha i shpjegon se ai dhe Partia Demokratike mbrojtën rekomandimet e Venecias bile i tejkaluan ato, vetëm e vetëm që Shqipëria të mos binte në duart e të huajve të cilët donin të bënin ligjin në drejtësi.
I dashur Gianni!
Emri jot është shumë i dashur për mua pasi dhe emrin e vjehrës e kam Gianne (Xhane) lexohet shqip.
Dua të të informoj se Shqipëria më në fund ia doli t’u vërë kufirin tek thana gjithë të huajve, kryesisht amerikanë dhe evropianë të paguar kundër Shqipërisë, të cilët donin të merrnin në dorë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Arma jonë e preferuar në fillim u bë neni 88, i cili mbronte të drejtën e popullit shqiptar për të pasur një drejtësi të balancuar politikisht, pasi mendonim se armiku i drejtësisë ishte Edi Rama.
Por të huajt na e lëshuan menjeherë nenin 88, pasi mendonin se kështu do na vinin në gjumë. Një amerikane që bën sikur është dhe mikja ime, tani vonë ma ka pranuar vetë, se ka pasur qëllime imperialiste ndaj vendit tonë, dhe më ka kërkuar falje. Ajo ofroi një propozim hibrid, ku më falte nenin 88 dhe më merrte nenin 61. Atëhere unë i thashë jo dhe jo. I kam dhënë fjalën Giannit që armiku këtej nuk kalon.
Dhe kështu bë. U mobilizuam të gjithë së bashku dhe më në fund ia dolëm. Ata hoqën dorë dhe nga neni 61 dhe ne votuam reformën.
Doktori sot në Kuvend e përsëriti triumfin tonë si një triumf ndaj perëndimit dhe atyre që donin të na merrnin kontrollin mbi drejtësinë. Do të jemi mirënjohës për jetë për atë që bëtë për ne dhe reformën në drejtësi.
I dashur Luli.
Faleminderit për letrën dhe më vjen mirë që unë të kujtoj vjehrrën tënde të dashur. Nuk e di si i keni lexuar rekomandimet e mija por meqë më krahasove me vjehrrën dua të të them se vjehrra jote, vërtet mund të jetë e lumtur që në familjen tuaj të mos ketë gisht ndonjë i huaj, kurse unë nuk jam shumë i lumtur që në drejtësinë tuaj të mos kenë dorë të huajt.