Kunati ka shpërndarë në shtyp një njoftim, sipas të cilit ndihmës zëvendës sekretarja Nuland, ka pas një bisedë telefonike me Lulin dhe i ka kërkuar ndjesë për gjithçka SHBA ka dash të bëjë me reformën në drejtësi në Shqipëri, por që Luli e ndaloi duke u treguar një patriot i vërtetë. Për të qenë transparent, Kunati i Lulit e shpërndau tekstin në media, që të dëshmonte se si SHBA respekton heronjtë e vërtetë që luftojnë kundër saj.
Ja biseda e zbardhur:
Nuland: Alo, a mund të flas me zotin Lulzim Basha ju lutem?
Kunati i Lulit: Kush jeni ju lutem?
Nuland: Zonja Nuland!
Kunati i Lulit: Një minutë se është Doktori në zyrë. Sa të iki të marrë unë.
Nuland: Jo se pres në telefon, nuk ka problem, i paguan Departamenti i Shtetit.
Kunati iku në majw të gishtave, u afrua tek Luli dhe i tregoi në vesh çfarë po ndodhte. Luli i bëri me shenjë të priste një minutë, pastaj t’i thoshte ok.
Pas një minute Kunati sërisht në telefon.
Kunati: Alo zonja Nuland, jeni në linjë?
Nuland: Patjetër, mezi po pres.
Kunati i Lulit: Luli është në linjë.
Nuland: Si jeni zoti Luli. Më falni nëse ju shqetësova, por nuk rrija dot pa ju marrë.
Luli: Asgjë zonjë. Mund të flisni.
Nuland: Në fillim desha t’iu përgëzoj për heroizmin që keni treguar dhe luftën e paepur për të mbrojtur sovranitetin e vendit tuaj kundër SHBA. Ne na takon të bëjmë detyrën dhe të diktojmë kolionalizimin, por atje ku gjejmë patriotw të mëdhenj si ty, tërhiqemi. Të admiroj për këtë që ke bërë dhe do desha të jem në vendin tënd, por më ka goditur njw vendi i keq si Amerika, që nuk kërkon ta pushtojw njeri dhe s’di ku ta tregoj patriotizmin.
Luli: Asgjë zonjë. Kam bërë detyrën para popullit tim.
Nuland: Tani që mbaroi gjithçka, desha të tregoj se ne na shqetësonte shumë sovraniteti juaj dhe kishim marrë vendim t’ua cënonim. Presidenti Obama më tha bë kujdes, se duhet ta marrim sovranitetin pa shpenzime, jo me pushtim. Dhe unë i dhashë fjalën. Por beteja juaj më mahniti dhe unë tani ju adhuroj më shumë ju, se presidentin Obama.
Luli: Faleminderit zonjë. E çmoj shumë këtë gjë.
Nuland: Desha të them se dhe ambasadori Lu nuk ka faj, se e kam shtyrë unë të bëjw ato sulmet ndaj teje. Tani po të them që mire ja keni bërë, se e meriton pak dru ai.
Luli: Më vjen keq zonjë. Nuk e kemi tepëruar. Vetëm ca portale të Zenit i thanë hajdut.
Nuland: Desha të të them në fund se nuk më ka ngel shumë kohë, se në nëntor janë zgjedhjet, por do desha të isha gjithë jetën në këtë post të ta shlyeja gabimin që bëmë ndaj teje, duke të quajtur të papërgjegjshëm dhe që të sulmuam deri më 21 korrik duke të kërcënuar. Kur mendoj që s’do mundja të takoje as fëmijët në Holandw, po të të fusnim tek lista e zezë, më mbushen sytë më lot, po s’ke çi bën Amerika është e ashpër.
Luli: Asgjë zonjë, ta kam falur.
Nuland: Të lutem Luli, ma bë hallal. Dhe zoti Kerry më porositi të të kërkoja ndjesë dhe në emër të tij. Përcillja këto dhe Doktor Berishës, se s’kemi sy e faqe t’i dalim përpara. Në djall kjo reformë, se na bëri hasëm me miq si ty.
Luli: Asgjë zonjë, ta kam falur. Por dëgjova se sot kanë zbarkuar ca njerëz të FBI dhe po strehohen në një godinë ushtrake në Tiranë. Çfarë janë ata, se ne jemi vend sovran?
Nuland: Janë ushtarët tanë. I kemi dërguar t’u kërkojnë falje nga afër, se po u prekim sovranitetin. Mos u shqetëso.
Kryeveper shkrim perfekt humor i zi
Ashtu me te lumte or trim i shqupit qe ja bere 8 me 2 amerikes.
Fjalia e fundit eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.
Hahahahhahah Fantastike!!!
I shkreti lul eshte ba me keq se tullumbat..
Tema, keni tallur mandrakun fuqishem me kostumin bosh sic i thone Lulezimes nderkombetaret.