Pas zhurmës që ka plasur për ligjin e “Vettingut” dhe paralajmërimet e PD se ajo nuk do të votojë atë pa konsesus, Kunati i Lulit ka bërë publik dhe propozimet që PD do të bëjë në ligj.
Ato kanë të bëjnë me “Vettingun” e ambasadorëve.
Sipas propozimit të PD, ligji duhet të zgjerohet dhe të përfshijë në procesin e seleksionimit dhe ambasadorët e Perëndimit që do të vijnë në Shqipëri, por veçanërisht ambasadorin e SHBA dhe atë të Bashkimit Evropian.
Kunati shpërndau sot për ekspertët e Komisionit të Reformës propozimin e PD.
Pika 1:
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, të jetë burrë, të jetë i martuar me mbi dy fëmijë, të mos ketë një apartament më shumë se dy dhoma dhe një guzhinë.
Karriera e tij politike të jetë e pastër nga lidhjet me të majtën e korruptuar evropiane.
Para paraqitjes së letrave kredenciale, të cojë një CV dhe formularin e deklarimit pasurisë në selinë e PD dhe PS.
Të japë garanci me shkrim se nuk do të shprehet kundër PD, në asnjë rast dhe nuk do ndërhyjë në kriza politike.
Të dorëzojë një letër të bardhë dorëheqjeje në zyrën e PD dhe nëse PD e kërkon ta firmosë atë.
Pika 2:
Ambasadori i SHBA në SHqipëri të mos jetë më me origjinë kineze, japoneze, meksikane, indogjene, afrikane, evropiane dhe australiane.
Të merren biografitë e tetë ambasadorëve të fundit amerikanë në Shqipëri dhe të mos përsëriten më ambasadorë të tillë.
Të japin garanci me shkrim se nuk do merren me ndërhyrje politike, me kriza partiake dhe nuk do marrin pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar.
Ambasadori të mos përdorë më celular dhe të mos i dërgojë më “sms” askujt.
Të betohet që nuk do të cënojë sovranitetin e Shqipërisë, me propozimet ligjore që bën.
Të jetë i pranueshëm nga PD deri në fund të mandatit.
Pika 3:
Këto shtesa të miratohen me konsesues, ndryshe PD nuk voton ligjin, nuk hyn në zgjedhje fare dhe nuk e njeh SHBA dhe BE.