Kunati kishte ditë që mendonte se duhej bërë diçka e rëndësishme të tërhiqte vemendjen, sa t’i jepte kohë Lulit të çlodhej disa ditë në Holandë. Nga ana tjetër babai i tij e kish futur nën presion, se sipas zakonit, çdo behar duhej ikur një ditë në fshat në Kurvelesh.
Këtu lindi dhe problemi. Kunati dhe Saimir Tahiri i kanë fshatrat ngjitur. Por Kunati nuk shkon dot në fshat, pasi mblidhen komunistët e fshatit dhe e kritikojnë pse babai tradhëtoi shokun Enver në pleqëri. Sado që ai u thotë që dhe Luli i ngjan shokut Enver, ata nuk para i kanë qejf kopjet, duan orgjinalin.
Atëhere bëri një plan më të hollë. Po nis këtë Salianjin tha me vete deri tek fshati i Saimirit dhe të hiqet sikur është aktori i Portokallisë dhe po e kapën. Po qe se nuk e kapën, japim lajmin për drogë dhe gjejmë sebepin pse nuk shkojmë dot në fshat.
E nisi Salianjin me nje farefisin e vet nga Gusmari dhe sa arritën u ulen tek klubi i fshatit i vetmi institucion qe funksionon normalisht.
Sipas porosisë, ai s’do te binte në sy pse kishte ardhur.
-Po si jeni, e ndjeni ndopak diktaturen e Ed Ramës këtej, pyeti Salianji.
-Po mirë jemi xhano. Na ka vënë në punë të gjithëve natë e ditë. Diktaturë si kjo mos ardhtë kurrë. Mbemë arave duke vaditur hashash.
-Të gjitha për Saimirin punoni? – pyeti Salanji.
-E jo të keqen jo, për vete punojmë, por nuk ia kemi marrë dorën mirë, se këta “lazot” që mbajmë për specialistë, na kanë dëmtuar, se e kanë vaditur shumë. E kemi tokë që do pak ujë ne këtej, s’marrën vesh as këta “lazot”.
-Domethënë Saimir Tahiri u ka dëmtuar prodhimin tha Salainji.
-E jo të keqen akoma s’na i ka shkulur të gjitha, po çtë bëjë dhe ai, ia do detyra.
-Po ai ku i ka parcelat e veta, nguli këmbë Salianji.
-Të tijat janë të gjitha xhano, se po të dojë na i merr. Ça na lë, qyl e kemi.
Salianji mori zemër nga biseda dhe vazhdoi më tej.
-E keni lexuar “qytetarin dixhital” të Doktorit? Do të bëhet ndonjëri nga ju, ta lidh me Doktorin.
-E jo të keqen rrofsh ne jemi fshatarë, nuk jemi qytetarë. Ne jemi për të mbjellur dhe për të shitur. Ju të qytetit jeni për ta pirë të keqen, ndaj jeni katandisur kështu.
Po mirë më thoni ndonjë gjë në kamera si fshat ca mendoni për këtë punë tha Salianji.
-Po ja t’ia marrim një kënge tha një nga djemtë dhe çoja Saliut.
Po mirë tha Salianji dhe ndezi kamerën.
O Gusmar s’të qeshi fati
Të bënesh si Lazarati
Të spiunoi Kunati
Mut i biri, mut i ati
Shyqyr që ikën nga fshati….
Ikën e dërgojnë Salianjë
Që gajas gjithë dynjanë